E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesëmarrës ishin shtetet nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe nikoqiri Kosova. Boksieri me i mirë u zgjodh Alban Bermeta i cili mposhti Egzon Muçollin me vendim unanim. Ky meç dha më të mirin e këtij turneu pasi të dy tregun boks të bukur.
Alban Bermeta boksieri me i mire i turneut tradicional









Ne prani te 3000 shikuesve ne Drenas eshte mbajtur turneu i 4-te me radhi turneut tradicional per nder te heroit kombëtar "Rasim Kiqina". Gjithesej u zhvilluan 7 meçe ku u tregua boks mjaft cilësor, ndërsa ishte turneu më i bukur i këtij viti edhe nga organizimi por edhe nga kualiteti.

Pjesëmarrës ishin shtetet nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe nikoqiri Kosova. Boksieri me i mirë u zgjodh Alban Bermeta i cili mposhti Egzon Muçollin me vendim unanim. Ky meç dha më të mirin e këtij turneu pasi të dy tregun boks të bukur.

Ndeshje interesant u zhvillua edhe ndërmjet Burim Hasanit dhe Sergjo Sinës nga Shqipëria e cili përfundoi me barazim. Ky meç u zhgjedh qifti më luftarak. Meç interesant u zhvillua edhe ndërmjet malazesit Emir Sabotic i cili mundi boksierin tonë perspektiv Arian Gashin me vendim unanim.

Ndërkohë juria profesionale në krye me Mehmet Bogujevcin zgjedhi Emir Sabotic teknikun më të mirë. Në meçet tjera u arritën këto rezultatet ku Gazmend Gashi mposhti Eret Rexhen nga Shqiperia me vendim unanim. Në këtë turne u zhvilluan edhe dy meçe në konkurrencën e femrave ku Marigona Beadini mposhti Mirsada Muminovic me vendim unanim, ndërsa Albulena Gubetini barazoi me të pestën në Evropë Pasha Maligic.
Alban Bermeta boksieri me i mire i turneut tradicional Rasim Kiqina

Boksieri me i mire i turnout : Alban Bermeta
Tekniku me i mire : Emir Sabotic
Qifti me luftarak : Burim Hasani dhe Sergjo Sina

Junior :
81 kg – Fatlum Haxholli (Kosovë) vs. Valdrin Bajraktari (Kosovë) – 2:0
64 kg - Albulena Gubetini (Kosovë) vs. Pasha Maligiç (Bosne e Hercegovinë) – 1-1 – Barazim

Senior :
64 kg – Gazmend Gashi (Kosovë) vs. Eret Rexha (Shqipëri) – 2-0
69 kg – Burim Hasani (Kosovë) vs. Sergjo Sina (Shqipëri) – 1-1 - Barazim
69 kg – Arian Gashi (Kosovë) vs. Emir Sabotiç (Mali i Zi) – 2-0
81 kg – Egzon Muçolli (Kosovë) vs. Alban Bermeta (Shqipëri) – 0-2
60 kg – Marigona Beadini (Kosovë) vs. Mirsada Muminoviç (Bosne e Hercegovinë) – 2-0

Juria Profesionale :
Mehmet Bogujevci - kryetar
Artan Vërbica
Murafid Salkic (Bosne e Hercegovinë)
Joco Todorvic (Mali i Zi)
Jetmir Kuci (Shqipëri)



Keshilli organizativ :
Gani Halilaj
Dibran Fylli
Agim Tahiraj
Faton Ramadani
Avdush Cakaj
Artan Verbica

Publikuar: 04.09.2011 | 18:45
Lexuar: 554 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime