Ka mbaruar mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka vendosur:
1. KF "Tirana" dhe KF "Flamurtari", do te lejohen të regjistrohen për pjesemarrje ne Kampionatin Kombetar te Kategorise Superiore 2011-2012.
2. KF "Luftetari", KF "Gramozi" dhe KF "Gramshi" lejohen të regjistrohen për pjesemarrje ne Kampionatin Kombetar të Kategorise së parë 2011-2012.
3. Në rast se brenda datës 15 tetor 2011, klubet e cituara ne pikat 1 dhe 2 te ketij vendimi nuk paraqesin dokumentacionin qe provon plotësimin e kushteve të vëna nga FSHF në lidhje me statusin e tyre ligjor, do të penalizohen me heqjen e 10 pikëve nga klasifikimi ne kampionatin perkatës.
4. Afati i paraqitjes së dokumentacionit të licencimit per klubet pjesëmarrëse ne Kampionatin Kombetar të Kategorise së Dyte shtyhet deri në daten 17 shtator 2011.
5. Data e fillimit te Kampionatit Kombetar te Kategorise se Dyte shtyhet në 25 shtator 2011.
6. Të organizohen zhvillimi i Kampionateve Rajonale te futbollit amator për të rritur duke filluar nga ky sezon.
7. Te pranoje kerkesen e Ministrise se Mbrojtjes për njohjen e saj si perfaqesuese e vetme e Klub Futboll "Partizani" për pjesmarrje në veprimtarite e Federates Shqiptare të Futbollit.