E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Trump do të ndajë çmimin për "Ndërtuesin e Vitit" për vitin 2011, si dhe do të prezantojë temën "Ndërtimi pas krizës së 2008-s" dhe do t'i përgjigjet pyetjeve të publikut shqiptar.
Panairi Ndėrkombėtar i Ndėrtimit









Arbi Fortuzi

- Duke nisur nga dita e martë, Tirana do t'i hapë dyert Panairit Ndërkombëtar të Ndërtimit "RealEX 2011", ku pritet të marrë pjesë "virtualisht" edhe miliarderi amerikan në fushën e ndërtimit, Donald Trump.

Ky eveniment, i cili nga datat 6-8 Shtator do ta kthejë kryeqytetin në qendër të industrisë së ndërtimit për rajonin e Ballkanit, do t'i japë mundësinë më shumë se 60 kompanive vendase dhe ndërkombëtare që merren me ndërtim apo me prodhimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit, të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në tregun shqiptar.

E veçanta e këtij panairi është se miliarderi amerikan në fushën e ndërtimit, Donald Trump, më datën 7 shtator, me anë të një video-konference live nga New York, për herë të parë, do tu drejtohet pjesëmarrësve të panairit të "RealEX 2011".

Trump do të ndajë çmimin për "Ndërtuesin e Vitit" për vitin 2011, si dhe do të prezantojë temën "Ndërtimi pas krizës së 2008-s" dhe do t'i përgjigjet pyetjeve të publikut shqiptar.

Pjesëmarrja e tij paraqet një respekt të madh për publikun tonë e sidomos për industrinë shqiptare të ndërtimit, sepse Trump nuk mban një konferencë të tillë që prej fillimit të krizës financiare, ndërkohë që në portofolin e tij mbarten disa nga ndërtimet më luksoze dhe të rëndësishme në New York (Trump Tower, Trump International Hotel & Tower etj), si dhe është një nga autorët më të shitur në botë për librat e tij lidhur me biznesin dhe sipërmarrjen, siç është bestseller-i i tij "The Art of Deal".

Krahas kësaj risie, në kuadër të "RealEX 2011" do të mbahet edhe Konferenca Ndërkombëtare e Ndërtimit dhe Investimeve ku një numër i madh i ekspertëve nga Evropa, Lindja e Mesme dhe SHBA do të diskutojnë në lidhje me temat më aktuale që lidhen me ndërtimin, investimet dhe legjislacionin shqiptar në këtë sferë.

Si folës kryesorë do të jenë z. Christian Petter, CEO për EJL në BNP Paribas Investment Partners dhe z. Mohammed Abdul Khaliq, Drejtor Ekzekutiv në Invest nga Bahraini, si edhe partneri kryesor i evenimentit kompania KNAUF, e cila me anë të Todor Delovskit, Drejtorit të Përgjithshëm për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën, do të zhvillojë një prezantim special.

Panairi Ndërkombëtar i Ndërtimit, që pritet të ketë një audiencë të lartë, jo vetëm nga grupet e interesit brenda vendit, por edhe jashtë tij, është pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Ndërtimit "RealEX 2011", me partnerë kryesor KNAUF dhe përbën një nga mundësitë më të arta që i jepet ndërtuesve vendas, për të ekspozuar produktet e tyre

Publikuar: 05.09.2011 | 12:20
Lexuar: 622 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime