E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të paktën 50 viktima llogariten të zhdukur, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet pasi që ende nuk ka të dhëna për dëmet dhe viktimat në rajonin e gadishullit Ki, në pjesën jugore të qytetit Osaka.
Tajfuni Talas mori 20 viktima nė Japoni









Tajfuni Talas, i cili e goditi pjesën perëndimore të Japonisë mori të paktën 20 viktima dhe shkaktoi shira të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, kumtuan mediat lokale.

Të paktën 50 viktima llogariten të zhdukur, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet pasi që ende nuk ka të dhëna për dëmet dhe viktimat në rajonin e gadishullit Ki, në pjesën jugore të qytetit Osaka.

Urdhër për evakuim është shpallur për 460.000 persona në pjesën perëndimore dhe qendrore të Japonisë.

Tajfuni po afrohet ngadalë drejt veriut përmes Detit të Japonisë, që do të thotë se shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë edhe më tej të bien në vendin.

Talas është tajfuni i 12-të në sezonin vjetor të stuhive tropikale në Oqeanin Paqësor.

Publikuar: 05.09.2011 | 12:52
Lexuar: 282 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime