E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përndryshe, ajo kohë më parë hodhi “vaj në zjarr” me deklaratën se së shpejti mund të pritet edhe pjesa e tretë e filmit për aventurat e katër njujorkezeve. “Tregimi ekziston dhe duhet të rrëfehet. Po që tani për tani është ‘shumë i hollë’, por patjetër duhet ta shoh dritën e ditës.
A do ta shpėtojnė aktoret e reja?






Kritikat e këqija që e kanë “varrosur” vazhdimin e dytë të filmit “Sex and the City” nuk e kanë dekurajuar aktoren kryesore dhe producenten Sarah Jessica Parker-in.

Përndryshe, ajo kohë më parë hodhi “vaj në zjarr” me deklaratën se së shpejti mund të pritet edhe pjesa e tretë e filmit për aventurat e katër njujorkezeve. “Tregimi ekziston dhe duhet të rrëfehet. Po që tani për tani është ‘shumë i hollë’, por patjetër duhet ta shoh dritën e ditës.

Është vetëm në pyetje se kur është momenti i vërtetë për këtë”, tha aktorja 46-vjeçare e cila ishte producente e filmave dhe dy episodeve të fundit serisë. Me të është pajtuar edhe kolegia e saj, Kristin Davis.

Mediet ia sollën “fundin”

Aktoret kryesore kanë fituar rrudha të shumta, për pamjen e tyre seksi ka paksa dilema, dhe për këtë tregimi, janë pajtuar producentët, duhet të largohet në kohën kur miket janë njoftuar.

Baza për skenarin natyrisht që do të jetë libri i Candace Bushnell-it “Ditarët e Carrie-t”, i cili përshkruan ditët e shkollës së mesme dhe fillimin e jetës në Nju-Jork të aktores kryesore. Derisa aktoret kryesore janë pajtuar se me gjithë qejf përsëri do të interpretonin së bashku, ndryshe megjithatë mendon aktori Chris Noth, i njohur si Faca. “Ka përfunduar.

Franshiza është e vdekur! Ju mediet e keni përfunduar me kritikat e këqija”, tha Noth. Por, shumë pak kush deklaratat e tij i mori si serioze, pasi që ajo për të cilën momentalisht të gjitha flasin është ekipi i ri i aktoreve, të cilat do të interpretojnë personazhet e njohura në ditët e rinisë.

Ose film ose seri

Edhe pse këtë askush nuk deshi ta konfirmojë, në listën e të përzgjedhurave janë gjendur aktoret e reja të cilat momentalisht janë duke mbizotëruar në Hollywood.

Gjithkund e pranishmja Blake Lively do të duhet ta interpretonte Samantha-n, e reja Selena Gomez, Charlotte-n, Elizabeth Olsen do të gjendej në rolin e Miranda-s, ndërsa “të veçantën” Carrie-n do ta luante vajza e Eric Roberts-it dhe mbesa e aktores së njohur, Julia Roberts-it, Emma Roberts.

Disa nga aktoret kryesore nuk ishin të kënaqura kur e kuptuan se personazhet e tyre do t’i “freskojnë” me aktoret e gjeneratës së re. Për Kristin Davis kjo do të ishte “e tmerrshme”, por jo edhe për shkrimtaren Candace Bushnell, e cila thotë që Selena Gomez është adekuatja dhe sikur e krijuar ta luajë Charlotte-n.

“Për këtë deklaratë me siguri që do të gjendem në telashe, por mendoj që Selena është adekuatja për këtë rol. Është aq e bukur. Mendoj që ajo do të ishte zgjedhja më e mirë”, tha Bushnell, pa të cilën nuk do të kishte “Sex and the City”. “Ose film, ose seri, diçka do të realizohet” e zbuloi Candace.

Publikuar: 05.09.2011 | 14:13
Lexuar: 597 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime