E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bluzat kuqezi, kapelet, çantat, pikturat me pamjet e qyteteve shqiptare, shqiponjat etj. Ndër to spikatin veçanërisht edhe punimet në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkure dhe leshi.
Simbolet kombėtare, mė tė kėrkuarat









Edhe në këtë sezon turistik, dyqanet e suvenirëve në qytetet shqiptare janë frekuentuar nga shumë turistë vendas e të huaj. Ndryshe nga një vit më parë duket se preferencat për punimet artizanale kanë ndryshuar disi.

Nëse vitin e kaluar, bustet e figurave të njohura shqiptare, kërkoheshin më shumë, këtë sezon turistik janë punimet me simbolet kombëtare ata që kërkohen më tepër nëpër dyqanet e suvenirëve. Kryesisht janë emigrantët që kthehen me pushime në Shqipëri, të cilët blejnë suvenire me motive shqiptare.

Bluzat kuqezi, kapelet, çantat, pikturat me pamjet e qyteteve shqiptare, shqiponjat etj. Ndër to spikatin veçanërisht edhe punimet në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkure dhe leshi.

Punimet artizanale veç të tjerash janë dëshmi edhe e identitetit tonë kombëtar. Këto vlera, tashmë të kaluara brez pas brezi, ngjallin gjithnjë interes të madh tek vizitorët dhe studiuesit vendas dhe të huaj, jo vetëm për nivelin e lartë estetik, por edhe atë utilitar.

Që në hyrje të dyqaneve kuptohet se aty shiten gjëra me vlera kulturore të prodhuara nga artizanët shqiptarë.

Flamuj kuqezi, kostume popullore, punime prej bakri e druri mbushin plot e përplot muret e dyqanit. Numri i artikujve artizanalë është i lartë, pasi aty mund të gjesh gjëra nga më të ndryshmet.

Por më shumë të preferuara sipas shitësit të një dyqani suvenirësh janë qilimat e endur me dorë, skulpturat e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, Nënë Terezës e deri te busti i Enver Hoxhës.

Përveç këtyre punimeve me alabastër mund të të zërë syri edhe portretin e kryeministrit Berisha në ndonjë gotë apo punim prej qelqi. Këto punime me motive shqiptare pëlqehen jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj, të cilët duan të kenë me vete kur të largohen ndonjë kujtim nga Shqipëria.

Edhe pse tani në stinën e verës dyqanet e suvenirëve frekuentohen nga jo pak qytetar vendas e të huaj, duhet thënë që në muajt e tjerë të vitit, ky aktivitet është pothuajse i vdekur.

Publikuar: 05.09.2011 | 14:21
Lexuar: 692 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime