Sipas drejtorit të "Postës së Maqedonisë" Ejup Rustemi, pullat postare janë simbol i fuqishëm i pavarësisë së një shteti dhe e drejta e botimit të tyre si e tillë është e patjetërsueshme.
"Posta e Maqedonisë" sot promovoi një pullë postare me motiv të shtypur të flamurit shtetëror të Maqedonisë, si pjesë e aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë.
Sipas drejtorit të "Postës së Maqedonisë" Ejup Rustemi, pullat postare janë simbol i fuqishëm i pavarësisë së një shteti dhe e drejta e botimit të tyre si e tillë është e patjetërsueshme. Botimi i pullës së parë postare nga ana e "Postës së Maqedonisë" në vitin 1991 ishte edhe një hap në përforcimin e pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit, theksoi Rustemi, duke theksuar se me këtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, veçanërisht për "Postën e Maqedonisë" ka vlerë shtuese pasi që konsiderohet edhe si jubile i saj.
"Rrjedhja e lirë e informacioneve është një prej përfitimeve të rëndësishme të cilat i fitojmë me marrjen e shtetësisë tonë, dhe që prej këtu shënimin simbolik të këtij jubileu me dhënien e një serie të veçantë të pullave postare të Republikës së Maqedonisë", theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.
"Posta e Maqedonisë", shtoi Janakieski, shtypi edhe zarfe postare dhe përpunoi vulë rasti me logon "Republika e Maqedonisë - 20 vjet pavarësi".
"Vula e rastit do të përdoret vetëm për dërgesat të cilat do të dërgohen sot nga postat në Republikën e Maqedonisë drejt cilitdo destinacion në botë që jep rëndësi akoma më të madhe dhe vlerë filateliste kësaj pulle postare", vlerësoi Janakieski.
Pullat postare njihen si mjete ligjore për pagesë dhe janë simbol i shteteve në nivel të barabartë me valutat kombëtare. Shtypja e pullave është drejtë e pranuar vetëm për shtetet e pavarura dhe sovrane.