Kryetari u Qytetit të Shkupit dhe kryetari i BNJLV-së Koce Trajanovski vlerësoi se numri i kërkesave të parashtruara flet për rëndësinë e Ligjit dhe interesit të qytetarëve, ndërsa komunat do të përfshihen me angazhim maksimal edhe në periudhën e ardhshme për zgjidhjen e lëndëve.
Në afatin ligjor për paraqitjen e objekteve të ndërtuara pa leje, që skadoi të shtunën në mesnatë janë parashtruar 342.794 kërkesa për legalizim, por numrat ende po mbledhen në pritje edhe të kërkesave të dërguar përmes postës, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.
Me parashtrimin e kërkesave, theksoi Janakieski, përfundoi faza e parë e procesit për legalizim, ndërsa në periudhën e ardhshme komunat me tërë kapacitetin e tyre duhet të qasen ndaj zgjidhjes së tyre. Deri tani janë zgjidhur 6.200 kërkesa për legalizim.
Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti theksoi se komuna e Çairit prin nga numri i vendimeve të dhëna, ndërsa kryetari i Shkupit Koce Trajanovski u shpreh se numri i madh i kërkesave dëshmoi se ky ligj është për qytetarët.
Me këtë ligj fitojnë qytetarët që të legalizojnë ndërtimet e tyre të egra që nuk kanë mundur dekada me radhë ti zgjidhin. Me këtë fitojnë komunat sepse zgjerohet baza e tatimit të pronës dhe me këtë fiton edhe Qeveria për shkak se ky problem që ka qenë dekada me radhë tash i mbetet historisë, u shpreh Izet Mexhiti Kryetar i komunës së Çairit.
Kryetari u Qytetit të Shkupit dhe kryetari i BNJLV-së Koce Trajanovski vlerësoi se numri i kërkesave të parashtruara flet për rëndësinë e Ligjit dhe interesit të qytetarëve, ndërsa komunat do të përfshihen me angazhim maksimal edhe në periudhën e ardhshme për zgjidhjen e lëndëve.
"Hapi i ardhshëm do të jetë i mundimshëm dhe do të zgjat gjashtë vite, ku qytetarët do të mund t'i kompletojnë dokumentet, ndërsa komunat të punojnë në zgjidhjen e lëndëve, potencoi Trajanovski, duke paralajmëruar përkrahje nga BNJLV dhe nga komunat deri te qytetarët deri në momentin kur do ta regjistrojnë pronën në kadastër.