Do të dëshironit të dukeni më e gjatë, apo mendoni se do të ishit më tërheqëse nëse jeni ndonjë centimetër më e ulët? Pavarësisht a dëshironi të ndryshoni, gardëroba e caktuar mund t’iu ndihmojë të keni përshtypjen çfarë dëshironi.
Do të dëshironit të dukeni më e gjatë, apo mendoni se do të ishit më tërheqëse nëse jeni ndonjë centimetër më e ulët? Pavarësisht a dëshironi të ndryshoni, gardëroba e caktuar mund t’iu ndihmojë të keni përshtypjen çfarë dëshironi.
Dëshironi të dukeni më e gjatë
Kini kujdes për qepjen dhe vijat e gardërobës. Të gjitha vijat vertikale të qepjes dhe dezenit duhet të jenë të theksuara sepse vizeulisht e zgjasin figurën dhe tërheqin vëmendjen në fytyrë. Bluzat dhe të gjitha të tjerat që mbulojnë pjesën e sipërme të trupit duhet të jenë të shkurta në mënyrë që të jenë në proporcion me figurën tuaj.
Nëse bartni rrip, kujdes që të jetë me material/ngjyrë si fustani/kostumi. Edhe çorapet do të duhej të jenë me të njëjtën ngjyrë si fustani apo pantallonat sepse duke iu falënderuar kësaj do të dukeni më të gjatë.
Ja edhe disa këshilla: zgjidhni ngjyra të mbylltë për pantallona/fund, e për pjesët e larta të gardërobës nuanca më të çelura. Shamitë, shalli dhe stolitë interesante gjithashtu tërheqin vëmendjen. Pëlhurat njëngjyrëshe zgjasin figurën. Ikni nga materialet me teksturë të ashpër dhe dezen të madh.
Dëshironi të dukeni më e ulët
Rrobat dhe materialet që horizontalisht e ndajnë figurën tuaj do të kontribuojnë që të dukeni më e ulët. Lirisht vishni rripa të gjerë që me ngjyrë dhe material dallojnë nga rrobat. Edhe detajet e mëdha ju rrinë mirë grave të gjata (disa qafore të gjata, shamitë e mëdha dhe shalli). Edhe xhepat e mëdhenj do t’iu rrinë mirë si dhe jakët e mëdha.
Ju nuk bëni pjesë në grupin e njerëzve që duhet kujdesur që rrobat të kenë nuanca të ngjashme, por mund të kombinoni pjesën e lart të rrobave, këpucët dhe fundin/pantallonat me ngjyra të ndryshme. Megjithatë, gardëroba me nuanca me të çelura ju rri mirë. Materiali mund të jetë me teksturë më të ashpër.
Dëshironi të dukeni më e dobët
Rrobat që i vishni duhet të përcjellë vijën e trupit tuaj, respektivisht të theksojë figurën. Mbi gardërobë të tillë mund të vishni edhe xhaketa komode apo mantel. Ikni nga rrobat me qepje të thesit sepse do të dukeni edhe më e trashë. Kjo vlen për fustanet dhe pantallonat. Juve iu rrinë mirë materialet njëngjyrëshe që nuk bien shumë në sy. Andaj dezenëve të mëdha dhe materialeve të ashpra ikni. Megjithatë dezenët me shumë ngjyra lejohen- një fustan me motive me lule do të dukej për mrekulli.
Vishuni në mënyrë që të ktheni vëmendjen mbi pjesët e trupit që juve iu pëlqejnë. Nëse keni këmbë të bukura, vishni fustane të shkurta me qepje të ngushtë, ndërsa në të kundërtën përcaktohuni për pantallona me qepje të ngushtë që do t’i kombinoni me rroba komode në pjesën e lartë. Nëse jeni të kënaqur me dekoltenë tuaj, theksojeni. Lirisht vishni bluzë me prerje më të thellë.
Dëshironi të dukeni më e plotë
Ndonëse shumica e grave ua kanë lakmi, gratë e dobëta dhe të gjata nganjëherë nuk duken mirë- përshtypje që me gardërobë mund të zbutët apo forcohet. Nëse bëni pjesë në grupin e grave të imëta, të dobëta të ulëta mos e fshihni këtë, por vëreni në pah! E nëse jeni e dobët dhe e gjatë, mund të vishni gjithçka që figurën tuaj e ndanë me vijë horizontale dhe që vizuelisht i shton kilogramë, si për shembull fustane me palë apo të fryra.
Ju mund të vishni rroba edhe të gjëra edhe të ngushta. Për këtë tip të konstruktit vlen e njëjta si për gratë e gjata. Juve ju rrinë të gjithë dezenët por vetëm kujdes që madhësia e dezenit t’i përgjigjet gjatësisë dhe proporcioneve tuaja. Freskoni gardërobën me detaje të dukshme, si këpucë me ngjyra, rrip, shami. Këpucët e rrafshëta preferohen.