E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky lloj Kandili Deti, arrin një madhësi deri në 4-5 cm, i njohur ndryshe edhe si Hydrozona dhe është i vetmi organizëm në tokë i cili mund të rikthehet në moshën e adoleshencë, duke plotësuar ciklin dhe ripërtëritjen e vetvetes së tij.
(Video) Shkencėtarėt zbulojnė Turritopsis Nutircula, krijesėn e vetme “tė pavdekshme” nė botė









Turritopsis Nutircula, mund të jenë speciet e vetme në botë të cilat janë të pavdekshme.

Bëhet fjalë për… një lloj Kandil Deti.

Zakonisht, Kandilat e Detit, ngordhin menjëherë pas riprodhimit të llojit, por Turritopsis nutircula, mund të bëjë diçka tepër të veçantë!

Fill pas kalimit në moshën e pjekurisë dhe plotësimit të procesit të riprodhimit, ky lloj Kandili, ka aftësi të atilla, saqë e rinovon veten duke u rikthyer organikisht në moshën e adoleshencës dhe të rifillojë ciklin nga e para deri në moshën e pjekurisë, riprodhimit dhe anasjelltas.

Ky lloj Kandili Deti, arrin një madhësi deri në 4-5 cm, i njohur ndryshe edhe si Hydrozona dhe është i vetmi organizëm në tokë i cili mund të rikthehet në moshën e adoleshencë, duke plotësuar ciklin dhe ripërtëritjen e vetvetes së tij.

Pra, hydrozona, mund ta kryej këtë cikël pa fund, duke u kthyer kështu në specien e vetme të pavdekshme në Tokë.

Shkencëtarët e zbuluan atë në ujërat e ngrohtë të vendeve tropikale. Por falë riciklimit ë saj magjik dhe shmangies së pleqërisë së saj, e bënë atë specien më të rëndësishme të botës ujore, duke u vënë qendër të vëmendjes nga Biologët e Ujit, si dhe nga Specialistët e Gjenetikës.

Publikuar: 05.09.2011 | 21:18
Lexuar: 541 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime