E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

100-vjeçari shpalos filozofinë e tij: “Sekreti është të jesh i lumtur, të bësh vepra të mira dhe të jesh pozitiv. Nëse ka diçka që ti nuk e ndryshon dot, atëherë mos e vrit mendjen. Ji mirënjohës për atë që ke, qëndro larg njerëzve negativë, buzëqesh dhe vrapo.”
Maratonisti 100-vjeēar






100-vjeçari Faujah Singh është maratonisti më i vjetër në botë. Burri indian ka marrë pjesë në 7 maratona që kur mbushi 89 vjeç.

Gjithashtu, Singh është personi i parë që është regjistruar për maratonën e Edinburgut në Skoci, në program në vitin 2012.

100-vjeçari shpalos filozofinë e tij: “Sekreti është të jesh i lumtur, të bësh vepra të mira dhe të jesh pozitiv. Nëse ka diçka që ti nuk e ndryshon dot, atëherë mos e vrit mendjen. Ji mirënjohës për atë që ke, qëndro larg njerëzve negativë, buzëqesh dhe vrapo.”

Singh është mbajtësi i rekordit të maratonës për meshkujt 90-vjeçarë e sipër, pasi përfundoi maratonën e Torontos në vitin 2003 për 5 orë e 40 minuta.

Indiani, i cili prej 40 vitesh jeton në Britaninë e Madhe, ka dhe një këshillë tjetër: “Pini sa më shumë çaj!”

Publikuar: 06.09.2011 | 09:33
Lexuar: 449 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime