Nisja e sesionit të ri parlamentar përbën një moment të veçantë, e ai është në të njëjtën kohë edhe një fillim i ri në rrugën e pandalshme të reformave.
Nisja e sesionit të ri parlamentar përbën një moment të veçantë, e ai është në të njëjtën kohë edhe një fillim i ri në rrugën e pandalshme të reformave.
Me këto fjalë e hapi seancën e sotme plenare, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, duke përmendur arritjet e sesionit të kaluar, mes të cilave, arritja e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.
Të gjithë duhet që të punojmë më shumë për integrimin në BE. Çdo deputet duhet që të mos ta harrojë këtë. Na presin ligje që kërkojnë votat e opozitës, e të gjithë jemi betuar që të punojmë në të mirë të vendit. E besoj se që të gjithë do të jemi të përgjegjshëm për këtë, tha ajo.
Mes të tjerash, ajo tha se edhe agjenda që e pret këtë sesion parlamentar është ajo në lidhje me reformat, në funksion të integrimit drejt strukturave euro-atlantike.