E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas ekspertëve, ky është një kombinim magjik, që nuk ka efektin e njëjtë sikur konsumohen ndaras. Me fjalë të tjera, vera e zezë është shumë më e këndshme dhe më e shëndetshme nëse e kombinoni me pak çokollatë.
Vera e zezė dhe ēokollata e pėrmirėsojnė punėn e trurit






Një gotë me verë të zezë është e shkëlqyeshme për ta përfunduar darkën, ka treguar hulumtimi i fundit. Pos kësaj, vera e zezë dhe çokollata janë kombinimi i mirë për punën e trurit, ngase polifenolet, që gjendet në çokollatë dhe verë, zgjerojnë enët e gjakut dhe e shpejtojnë qarkullimin e gjakut deri në tru.

Sipas ekspertëve, ky është një kombinim magjik, që nuk ka efektin e njëjtë sikur konsumohen ndaras. Me fjalë të tjera, vera e zezë është shumë më e këndshme dhe më e shëndetshme nëse e kombinoni me pak çokollatë.

Në bazë të kësaj teorie, shkencëtarët i kishin iniciuar hulumtimet në universitetin Northumbri. Në studimin e parë, personat e shëndoshë kishin bërë disa teste, pasi i kishin marrë kapsulat resveratrol, “përbërës magjik” i cili gjendet në verën e zezë. Pas skanimit të trurit ishte vërtetuar se gjaku i tyre po qarkullonte më shpejtë.

Përmirësime të dukshme ishin vërejtur te personat më të moshuar, thotë Ema Uajtmen, e cila ishte njëra nga hulumtueset.

Ata që kanë shpresuar se do të konsumojnë sasi të mjaftueshme të resveratrolit nëse konsumojnë një gotë verë do të pikëllohen. Në këtë rast ata do të duhej të konsumonin më shumë verë, që do ta dëmtonte shëndetin e tyre.

“Hulumtimet kanë treguar se një gotë verë e zezë mund të jetë e shëndetshme dhe se nuk do të shkaktojë kurrfarë efektesh të dëmshme anësore”, thotë Uajtman.

Ajo po ashtu thekson se fshehtësia është në përbërjen e më shumë polifenoleve.

Dr. Kristal Haskell ka bërë teste të ngjashme dhe kishte vërtetuar se pos verës së zezë, një kombinim me çokollatë, do të thotë shumë për trurin. Ishte vërtetuar se vullnetarët më lehtë dhe më shpejt i kishin kryer detyrat mendore.

Publikuar: 06.09.2011 | 09:44
Lexuar: 549 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime