Konferenca është pjesë e Platformës Financiare të Projektit për Konkurrencë të USAID që ka për qëllim të ndihmojë kompanitë në plotësimin e kushteve të domosdoshme për zhvillimin e tyre dhe zhvillimin e strategjive për investime për akses në një paletë të gjërë të produkteve dhe shërbimeve financiare.
Konferencë me temën "Qasje në financimin gjatë recesionit" do të mbahet sot në Shkup në organizim të Projektit për konkurrentshmëri të USAID-it.
Konferenca është pjesë e Platformës Financiare të Projektit për Konkurrencë të USAID që ka për qëllim të ndihmojë kompanitë në plotësimin e kushteve të domosdoshme për zhvillimin e tyre dhe zhvillimin e strategjive për investime për akses në një paletë të gjërë të produkteve dhe shërbimeve financiare.
Kompanitë e Maqedonisë duhet të investojnë në tenologji të reja dhe praktika më të avancuara të biznesit me qëllim që të mund të stimulojnë rritjen e kompanive dhe mundësitë e tyre për të konkurruar në tregjet botërore, tha Tim Hammann, Drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik pranë USAID.
Që nga startimi i Platformës financiare në stator të vitit 2008 e deri më sot, Projekti për Konkurrencë i USAID u ka ndihmuar 11 kompanive maqedonase në marrjen e huave bankare dhe shërbimeve lizing në një vlerë prej 2. 75 milion dollarësh, duke tërhequr kështu investime me një vlerë totale prej 4.65 milion dollarësh.