E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Janë të shumta cilësimet dhe epitet që i janë vënë këngëtares simpatike nga Shqipëria, Elvana Gjata. E njohim si një ndër këngëtaret më seksi në estradë, ka një zë të mrekullueshëm dhe pëlqehet shumë nga publiku. Ndihet e lumtur dhe e kompletuar në atë çka ka arritur të krijojë.
Tė ndihesh e bukur si Elvana
















Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Dashje pa dashje, personazhet e artit e të kulturës e kanë të nevojshme të flasin për projektet e tyre?

Elvana: Padyshim që po, të paktën për mua mbasi kam investuar një kohë të gjatë për krijimin dhe përfundimin e një projekti të ri, lind jo vetëm nevoja por dhe dëshira për të promovuar sa më shumë punën tënde të re që ti ke punuar shumë dhe ke derdhur brenda shumë pasion.


Jeni e re, shumë e njohur, shumë e admiruar, e pse jo duhet të jeni dhe shumë e pasur. Si e ndjeni veten në këtë kundrim majash, në këtë Olimp perëndish?

Elvana: Mendoj se ajo qe kam arritur deri më sot është një pozicion që më bën te kem një jetesë relativisht të kënaqshme. Mendoj se që të arrij ato ‘majat” e vërteta më duhet akoma shumë punë, karrierë dhe akoma më shumë sukses.

Elvana Gjata


Ju keni zgjedhur regjinë… Ke frikë se më vonë mund të braktisësh muzikën për regjinë?

Elvana: Jo, muzika do jetë profesioni im që do vazhdoj të jetë për një kohë të gjatë, nuk do ta linja për regjinë, por do t’i përkushtohesha të dyjave njëkohësisht. Tani më shumë po merren me muzikën, sepse jam ende studente për regji-teatër, por mbasi të diplomohem, do promovoj projekte të reja që do shfaqen në teatrot kombëtare.

Gjithnjë je shquar për një formë të shkëlqyer. Çfarë bën për ta arritur një gjë të tillë?

Elvana: Falë gjeneve që po e bëjnë punën e tyre pa ndihmën e palestrës. Më pas dëshira për t’u ushqyer shëndetshëm më mban gjithmonë në formë.

Mendoni se ka qenë dhe bukuria juaj që ka elektrizuar publikun dhe skenën?

Elvana: Them se po, mendoj se paraqitja e mirë skenike është një plus i madh për një artist, përveç vlerave të tij vokale.

A ka ndonjë pjesë të trupit tënd që do të doje ta ndryshoje?

Elvana: Absolutisht, edhe mua, ndonjëherë më vjen ajo dëshira që të ndryshoja diçka. Por, kënaqem me zgjedhjen që ka bërë Zoti për paraqitjen time të jashtme.

ǒtrajtime bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?

Elvana: Të gjitha trajtimet e mundshme që më bëjnë të ndihem një femër e përsosur.

Elvana Gjata



ǒpjesë të trupit s’do doje ta prekte “plakja”?

Elvana: Sytë. Do doja t’i kisha gjithmonë të paprekshëm nga dukuria e plakjes.

A ke ndonjë tatuazh?

Elvana: Po kam. Tatuazhet më kanë tërhequr gjithmonë. Them se do bëj një të ri, qe do t’ia dedikoj motrës.

Vajzat e spektakleve, këngëtare të ndryshme tregojnë se kujdesen për linjat e tyre. Ju mbani dietë?

Elvana: Jo, nuk kam mbajtur kurrë dietë, mendoj se janë shkatërruese për organizmin deri diku. E rëndësishme është të mos abuzosh me ushqimin dhe format e trupit mbeten shumë të mira.

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo...?

Elvana: ...sensuale.

Duke qenë një person publik, shpeshherë jeni në qendër të thashethemeve në gazeta. A ka pasur së fundmi thashetheme që ju kanë nxehur dhe si arrini ta menaxhoni një situatë të tillë?

Elvana: Në fakt thashethemet që janë shkruar për mua deri diku i kam injoruar, por kur kanë qenë të tepruara, më kanë revoltuar shumë: si ai i lidhjes time me Florin. Marrëdhënia ime me Florin ka qenë gjithmonë profesionale dhe miqësore. Ai përveç se është kompozitori im i këngëve, është edhe mik shumë i mirë. Por, asnjëherë s’ka pasur dhe s’do të ketë diçka më shumë.

Meqë ju jeni një personazh shumë interesant dhe zhvillimet tuaja na interesojnë të gjithëve, si po shkon jeta juaj private?

Elvana: Jeta ime private shkon shumë mirë.

Çfarë jeni në gjendje të bëni për dashurinë?

Elvana: Jam gati të heq dorë nga dashuria.

Si mund të fitohet një mashkull sipas teje Elvana?

Elvana: Mashkulli nuk mund të fitohet, nuk është trofe. Mund ta besh bësh për vete duke qenë vetvetja.

Lista e kritereve tuaja për një mashkull?

Elvana: Është një listë shumë e gjatë, do na duhej një intervistë tjetër, hasha.

Çfarë do të doje që një mashkull të vlerësonte tek ti?

Elvana: Atë çka unë jam.

Çfarë do të doje të kishe në këto momente, diçka që të mungon?

Elvana: Motrën time që e kam larg, që është idhulli im. Ka shumë kohë që nuk rri pranë saj dhe ndihem shumë bosh pa të…




Elvana Gjata

Publikuar: 12.06.2009 | 06:13
Lexuar: 4599 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
vleraa (25/09/2009 19:35:28) Tee Vlersoii shumm ,Dhe vetem vazhdoo Doo arish majet e skukseti te pergezoj per KLIPIN e fundit dhe gjith te miraaT Nee jeT..(K)
dafina zeqiri (27/11/2009 01:27:55) shum e mir je elvana gjata
pegi (05/03/2010 17:49:48) shummmmmmmmmmmmm niceeeeeeeeeeee
noname (16/03/2010 18:50:19) te dua shum je ma e mira veq vazhdo se na knaqe I LOVE YOU
Dafina Zeqiri (22/06/2010 22:11:32) Une sa per veti thom shyqyr qe e kam emrin si zemra qe e duuu shummmm dafina zeqiri eshte me e bukura e duaa nuk aq e keqe por mos u mundo me kopju OKEI
Fatjona (22/06/2010 22:15:15) Eccccccc baju elvane dafina me e mira osht ne bottttttttttttttttttttttttttttt ne KOOOOOOOOOSOVVVVEE ti je me e keqja te dua duffy'e
NUK DALLOHET (22/06/2010 22:21:47) E KEQE BUDALLICA NIHER QYSH SPO TE VJEN MARE VEQ SPO MUJ ME TI THAN FJALET QE NUK E DIN NJEREZIT SE UNE AFER TE KOM E DI KU JETON TA DII JETEN PRIVATE MA MIRE RUJU PREJ MEJE NUK KE LAN ME THAN FJALE BANALE SHUME KISHE JE E MIRE NCNCNCN
flu.b.k (22/06/2010 22:25:09) ty nuk ban met dashte se dafina osht loqk zemra ime te duaaa dafina as nuk i afrohesh bile mos u muno
Qendresa (22/06/2010 22:26:57) te dua dafinaa je ylll dafina zeqiri me e mira se elvana gjata dafina me e bukura ne EVROPE

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime