Ndryshmi ka ardhur ngadalë: nga një vajzë e turpshme, në një këngëtare rebele në karrierë. Me shfaqjet e saj është e pranishme kudo, në pasarela dhe Hollivud, madje më 23 shtator do të jetë edhe kryetare jurie për zgjedhjen e talenteve të reja në një kanal televiziv. Qëllimi? Të gjej një si unë!
Ndryshmi ka ardhur ngadalë: nga një vajzë e turpshme, në një këngëtare rebele në karrierë. Me shfaqjet e saj është e pranishme kudo, në pasarela dhe Hollivud, madje më 23 shtator do të jetë edhe kryetare jurie për zgjedhjen e talenteve të reja në një kanal televiziv. Qëllimi? Të gjej një si unë!
Nuk e beson askush, por për mua suksesi është pica me speca që mban emrin tim në një restorant në Napanee, një qytet në Kanada ku edhe jam rritur. Këto janë fjalët e këngëtares 26-vjeçare, që numëron 40 milionë albume të shitura në karrierën e saj muzikore, dy filma (njëri The Flock, me aktorin Rechard Gere në 2007-n), një linjë veshjesh të përditshme, disa lloje parfumesh, një turne botëror madhështor dhe prej 23 shtatorit do të jetë përzgjedhësja e talenteve të reja muzikore (Majors & minors) në kanalin Hub Tv, ku do të japë kontributin e saj për të zbuluar një Justin Bieber të ri. Ose Avrilën e re, - shton ajo.
Pas fytyrës engjëllore, lëkurës së lëmuar, syve blu dhe përzierjeve të princeshës punk, fshihet në të vërtetë një forcë e madhe natyrore. Avril ka aftësi të jetë e pranishme kudo dhe të merret me gjithçka, qoftë muzikë, biznes apo diçka tjetër. Këtu vlen të përmendet marka Lavigne, një perandori prej njëqind milionë dollarësh.
Më pëlqen që jam një grua e pavarur, që di të vendosë dhe të thotë jo. Të rritesh nën dritën e prozhektorëve, siç më ka ndodhur mua në adoleshencë, krijon ndonjë problem, por është edhe një sprovë e vërtetë. Nëse mbijeton, nuk të tremb më asgjë.
Sprovën e parë të rezistencës e kaloi në moshën 16-vjeçare, kur të gjithë e këshillonin të ndryshonte pamjen e jashtme, sepse dukej si egërsirë.
Për këngëtaren bukuroshe gjërat kanë rrjedhur natyrshëm: shkroi një këngë që u bë hit, u rendit në krye të klasifikimit, u bë e famshme në moshë të re, kishte një look të çuditshëm (vishej si djalë) dhe ajo që e bëri më të pëlqyeshme për publikun ishte se nëpër intervista i thoshte gjërat troç. Pastaj erdhi ndryshimi, filloi të zbulonte trupin pak nga pak dhe në intervistat që jepte lëshonte batuta pikante. Kështu, jeta e saj hyri në një etapë të re, ku përfshihen martesa dhe divorci. Avril duket sikur i ngjan personazhit kryesor të ndonjë telefilmi. Jeta është si lojë. Duhet të jesh tepër e vëmendshme që të mos gabosh. Sipas saj, nuk ka qenë e lehtë për të arritur këtu ku është sot. Gjëja më e mirë që kam bërë është se nuk u shfaqa në skenë si vajza sensuale, siç bëri Christina Aguilera. Sot jam e rritur. E kam mendjen në kokë dhe kokën mbi shpatulla. Di ku vishen minifundi dhe takat. Para dhjetë vitesh bëja mirë që mbaja vetëm bluza të thjeshta dhe xhinse. Nëse do të rikthehesha pas, nuk do të ndryshoja asgjë. Kur shoh në televizor klasifikimin e këngëve më të mira të hit-paradës, më duket sikur vlerësohet gardëroba e këngëtareve dhe jo këngët.
Avril thotë se do të bënte gjithçka nëse do ta kthente kohën pas, madje do ti rrihte sërish vajzat që e vunë në lojë atë natë në një bar në Los Anxhelos. Më ngritën nervat duke kënduar shumë shëmtuar këngët e mia. Nuk pushonin. Për një çast heshta, pastaj u ngrita në sulm. Gabon rëndë ai që mendon se unë jam një kukull porcelani. Kur duhet, di të bëj edhe keq.
Këngëtarja u bë e famshme në vitin 1999, kur ishte 15 vjeçe. Pasi fitoi një konkurs radiofonik u gjend në skenë përballë 20 mijë spektatorëve për të bërë një duet me yllin kanadez, Shania Twain. Nuk e di përse, por nuk kisha frikë. Madje, para se të dilja në skenë i pëshpërita Shania-s në vesh se, shumë shpejt do të dëgjonte të flitej për mua. Mund të jetë dhe koincidencë, por kisha thënë fjalën e duhur.
Avril flet pak për ndjenjat, edhe pse jeta e saj nuk fsheh sekrete të parrëfyeshme. Muajt e fundit këngëtarja është parë duke u shoqëruar me yllin e TV amerikan, Brody Jenner. Po ashtu, nuk ngurron të tregojë disa dokumente, edhe pse formalisht, se i ka dhënë fund martesës me dashurinë e madhe të jetës së saj, Deryck Whibley, këngëtar dhe kitarist i një grupi punk kanadez të quajtur Sum 41.
Kur u martuam unë isha 22 vjeçe. Do të kish qenë bukur nëse dashuria jonë do të zgjaste përjetë, por nuk funksioni, ndaj ishte më mirë që të ndaheshim pas tre vjet e gjysmë martesë. U ndamë pa mërzitje dhe inate. Unë e respektoj Deryck-un si burrë dhe artist. Nuk është rastësi që punuam bashkë për albumin Goodbye lubally.
Pavarësisht ndarjes, nuk ka hequr dorë nga dashuria. Pse duhet ta bëj? Nuk do të kishte kuptim. Në zemrën time ka gjithmonë vend për dashurinë. Është e kotë ta gënjejmë veten: jeta rrotullohet rreth zemrës. Ndonjëherë duhet bërë pushim, të shkëputesh nga realiteti dhe ti dedikohesh vetes. Pas rikthimit, je gati për tu njohur me një person të ri. Për momentin jam përqendruar te vetja, por nuk përfundon këtu. Në planet e mia bën pjesë edhe familja, megjithatë nuk shqetësohem shumë nëse nuk arrij të krijoj një familje. Motoja ime është: mos u pendo kurrë!.