E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Spanjë, profesorët e psikologjisë sportive mundohen të shpjegojnë sekretet e talentit të tij, ndërsa të pasionuarit thonë me zë të lartë se, "Rafa mund të fitojë shumë ‘Grand Slam-e’"
Rafael Nadal: Historia e njė kampioni





Kur gjendesh përpara Rafael Nadal, gjëja e parë që të bie në sy është fiziku i tij i jashtëzakonshëm: 1 metër e 85 centimetra i gjatë, gjithë muskuj dhe pamje prej latini. Jo më kot vitin e kaluar Shakira e deshi që të ishte pjesë e videoklipit të këngës “Gipsy”, ndërsa kohët e fundit tenisti numër dy në botë është bërë edhe imazhi i xhinseve dhe të brendshmeve të “Armani”-t. Ashtu siç ndodh gjithmonë, imazhi i parë nuk thotë kurrë asgjë për një person. Kështu, pas asaj aparence pak si gladiator, që në fushat e tenisit e ka shndërruar në një nga lojtarët më me grinte dhe më fitimtar të të gjitha kohërave (ka fituar 46 trofe, nga të cilët 10 ‘Grande Slam’), fshihet shpirti i ndjeshëm i një njeriu shumë të rezervuar, që flet me vështirësi për jetën e tij private dhe për të fejuarën, Maria Francisca Perellò. Një botë që ka vendosur ta tregojë pjesërisht në autobiografinë e tij, “Rafa: historia ime”, shkruar bashkë me gazetarin John Carlin. E takuam pasi në korrik, në fushat e tenisit, Nadal e pa se si i rrëshqiti nga dora skeptri i lojtarit numër një në botë në tenis (kishte qenë në krye të klasifikimit për 102 javë). Tani, si kampion i mundur, tregon se kërkon të kthejë gjithçka mbrapsht në ‘US Open’ të New York-ut. Në Spanjë, profesorët e psikologjisë sportive mundohen të shpjegojnë sekretet e talentit të tij, ndërsa të pasionuarit thonë me zë të lartë se, "Rafa mund të fitojë shumë ‘Grand Slam-e’".

Duke shkruar për veten dhe karrierën, e ke kuptuar kush është çelësi i suksesit?

Nuk mendoj se kam ndonjë gjë në veçanti. Në bazë të gjithë kësaj ka vetëm shumë punë. Pastaj, unë e dua shumë atë që bëj dhe kjo më ndihmon.

Kur luan dukesh që ke një forcë fizike dhe një përqendrim të jashtëzakonshëm. Je kështu edhe jashtë fushës?

Personat më thonë që në fushë dukem një burrë agresiv. Përkundrazi, kur nuk ke një raketë në dorë, ndodh e kundërta.

Është më e vështirë të mundësh rivalët në fushë apo të superosh vështirësitë e jetës?

Do të thosha kundërshtarët, duke parë rezultatet e mia të fundit në fushë. Sigurisht, di që jeta do më rezervojë prova më të vështira: tani gjithçka shkon mirë, por herët apo vonë momentet e vështira do të vijnë për të gjithë.

Ti ke thënë në një intervistë se: “Lavdia nuk është të fitosh një turne të ‘Grande Slam’, por të jesh i shëndetshëm e të stërvitesh çdo ditë. Vetëm kështu mund të jesh një tenist dhe një njeri më i mirë”.

Çfarë kishe parasysh?

Që duhet të kujdesesh si për botën e brendshme, ashtu edhe për trupin tënd, dhe se duhet të jemi të mirë në radhë të parë me vetveten dhe pastaj me botën që na rrethon. Fitohet vetëm kur e meriton vërtet, ndaj gjithmonë duhet të japim maksimumin.

Pra, kur nuk kemi rezultatet, do të thotë se nuk jemi angazhuar sa duhet?[.b]

Është e rëndësishme të jemi të ekuilibruar: ashtu si është bukur të gëzohesh për sukseset, ashtu është e rëndësishme të pranosh humbjet. Nga sporti kam mësuar një mësim të rëndësishëm: përuljen.

[b]Sporti mund të na ndihmojë të bëhemi persona më të mirë?


Sigurisht, është shëndet për trupin dhe mendjen. Të mëson të përballosh më mirë situatat më impenjative.

Nga çfarë ke hequr dorë për karrierën?

Më kanë munguar gjërat që normalisht bëjnë djemtë e moshës sime: shkolla, largimet me miqtë në fundjavë. E ashtuquajtura “jetë normale”. Por, sigurisht që nuk mund të ankohem.

Kush ishte miti yt kur ishe fëmijë?

Nuk kam pasur kurrë pika referimi, por kam admiruar lojtarë si Carlos Moyá: kjo, sepse është nga Majorka ashtu si unë, po ashtu sepse ka arritur të bëhet numri një në botë.

Sot je një mit për shumë të rinj. E ndjen peshën e kësaj përgjegjësie?

Po, ndaj për këtë arsye e përsëris shpesh se gjëja më e rëndësishme është të jesh besnik dhe të argëtohesh: tenisi, në fund të fundit, është një lojë.

Mes fitoreve të tua është ndonjëra që shijon më shumë se të tjerat?

I jap gjithmonë rëndësi cilitdo turneu ku marr pjesë, por sidomos fitorja e parë në “Wimbledon” (në 2008 kundër rivalit të përjetshëm Roger Federe), titulli i parë në Kupën Davis (Sevilja 2004) dhe suksesi në edicionin e kaluar të “US Open”.

Meqë ra fjala, çfarë pret nga ky turne?

Do të jetë shumë i vështirë, duke qenë se në javët e mia të fundit nuk kam dhënë maksimumin, ndërsa Novak Djokoviç është vërtet numri një. Të shohim ç’do të ndodhë.

E prisje një kundërshtar kaq të vendosur?

E dimë të gjithë që është një lojtar i madh, prandaj nuk ka asnjë surprizë në mes.

Nga niset një ish-kampion për të rimarrë titullin e “vjedhur”?

Tani për mua është më e rëndësishme të fitoj turne se sa të kthehem si numri një në botë. Sigurisht që duhet të nis të luaj ndeshje shumë të mira në tenis, të tjerat pastaj vijnë më vonë.

Për vite me radhë rivali yt ishte Roger Federer, ish-numri një në botë dhe sot numri tre. Për çfarë e ke zili?

Është një kampion i madh, për mua më i miri i të gjithëve, por nuk e kam zili për asgjë: është gjithmonë një nder të luash kundër tij.

Vendosmëria jote gjithmonë i frikëson kundërshtarët?

Kjo është mënyra se si unë jam "gatuar", por si në rast fitoreje ashtu edhe në rast humbjeje, sjellja ime mbetet e njëjtë.

Kur nuk stërvitesh, çfarë të pëlqen të bësh?

Atë që pëlqen çdo 25-vjeçar: të dal me miqtë, të shkoj në kinema dhe të ha darka jashtë. Më pëlqen shumë të luaj golf, sidomos kur jam në Majorka. Më çlodh. Pastaj kam një tjetër pasion: futbollin. E shoh në televizion dhe kur mundem, luaj ndonjë ndeshje me shokët.

Mes gjithë angazhimeve sportive gjen edhe kohën për t’u marrë me projekte sociale përmes fondacionit “Rafa Nadal”?

Për momentin merret kryesisht ime më, sepse tenisi mi merr të gjitha energjitë. Qëllimi është të ndihmoj fëmijët e paralizuar përmes sportit. Kur të tërhiqem nga aktiviteti profesional, do të angazhohem 100 për qind me fondacionin tim.

E di që je një ëndërr e ndaluar për shumë gra?

Shakira të ka zgjedhur për videon e saj “Gipsy” ku ke interpretuar një pjesë shumë seksi.

Çfarë mendon se i pëlqen tek ty?

Nuk di ç’të them, për këtë duhen pyetur fanset e mia.

Po ti, çfarë ëndrrash ke?

Nuk ëndërroj shumë, ndoshta ngaqë jam një person shumë racional.

Çfarë të pëlqen më shumë nga Spanja?

E mbaj Majorkën time në zemër dhe adhuroj mentalitetin e spanjollëve. Kemi fatin të jetojmë në një vend që ofron thuajse gjithçka, ndaj e quaj veten me fat dhe të privilegjuar që kam lindur këtu.

Po tjetër, kush të pëlqen?

Italia. Është një vend shumë i ngjashëm me timin. Kur më ndodh të vij aty, e ndiej veten shumë mirë, sepse italianët janë simpatikë dhe të sjellshëm. Pastaj, ushqimi është fantastik, dhe përveç atyre spanjollë, restorantet e mi të preferuar gjenden në Itali.

Kuzhina e mirë pajtohet me impenjimin e lodhshëm?

Sigurisht. Ju thashë se për të qenë të zotët në një fushë të caktuar, duhet shumë punë dhe mbi të gjitha paqe me veten.

Publikuar: 07.09.2011 | 09:28
Lexuar: 1507 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime