hkolla verore realizohet në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ndërsa koordinator kryesorë të këtij projekti janë Profesor Bier nga Universiteti Teknik i Freiberg-ut dhe Profesor Huebner nga Shkolla e lartë profesionale në Mittweida.
Universiteti Shtetëror i Tetovës, në partneritet me projektin DAAD ,,Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve, këtyre ditëve është duke organizuar shkollë verore, në të cilën marrin pjesë 25 studentë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Elbasanit si dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, universitete këto, që janë edhe partnerë të këtij aktiviteti.
Shkolla verore realizohet në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit Shtetëror të Tetovës, ndërsa koordinator kryesorë të këtij projekti janë Profesor Bier nga Universiteti Teknik i Freiberg-ut dhe Profesor Huebner nga Shkolla e lartë profesionale në Mittweida. Koordionator nga ana e USHT-së dhe njëkohësisht organizator i kësaj shkolle verore është Doc. dr. Bashkim Ziberi. Sipas Dr. Ziberit, qëllimi i shkollës verore është që studentëve tu ofrohet mundësia që të ballafaqohen në mënyrë intensive me një tematikë të rëndësishme në fushën e teknologjisë së materialeve. Tema e shkollës verore është diagnostifikimi i materialeve, gjegjësisht saldimi i metaleve dhe kompoziteve të tyre, metodat e saldimit, ngjitja e metaleve, si dhe aspektet teorike të këtyre metodave. Gjithashtu gjatë kësaj shkolle verore studentët do të njihen më së afërmi me metodat analitike që shërbejnë për analizimin e vetive të metaleve gjatë ngjitjes dhe saldimit, theksoi organizatori i shkollës verore Doc. Dr. Bashkim Ziberi nga USHT.
Organizimi i kësaj shkolle, sipas pjesëmarësve të saj, do të shërbejë edhe për njohjen reciproke dhe përafrimin e studentëve të universiteteve përkatëse, si bazë për bashkëpunime më intensive si dhe përgatitjen e kuadrove të ardhshme profesionale. Gjithashtu, një numër i studentëve pjesëmarrës të shkollës verore do të kenë mundësi që punimet e tyre të magjistraturës ose doktoraturës ti kryejnë në Universitetin Teknik të Freibergut.