E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas raportit të vitit të kaluar, në aksione të organizuara gjatë vitit 2010 nga tregtarë të paregjistruar janë konfiskuar mallëra me vlerë prej 5.306.550 denarë dhe atë nga kryerës të panjohur janë marrë prodhime me vlerë prej 2.836.691 denarë, nga kryerës të njohur me vlerë prej 2.469.860 denarë.
Ministri Saraēini nė takim me Grupacionin e tregjeve pranė Odės ekonomike tė Maqedonisė







Zgjidhja e statusit të pazarxhinjve, krijimi i kushteve për zvogëlimin e ekonomisë së përhimtë dhe mundësitë për modernizimin e tregjeve ishin temat e bisedës të përfaqësuesve nga Grupacioni i tregjeve pranë Odës ekonomike të Maqedonisë me ministrin e Ekonomisë, Valon Saraçini.

Siç thuhet në kumtesë, përfaqësuesit e këtyre ndërmarrjeve publike nga Shkupi, Velesi, Prilepi, Ohri dhe Manastiri në takimin e sotëm i locuan problemet më akute, me të cilat ballafaqohen gjatë punës, me ç'rast problemi më i hidhur pothuaj te të gjithë janë pazarxhinjtë që punojnë në të egër, të cilët kryesisht shesin me shumicë jashtë oborreve të tregjeve, por edhe pazarxhinjtë e paregjistruar sipas Ligjit për shoqata tregtare, të cilët kanë marrëveshje me ndërmarrjet publike për shitje brenda në hapësirën e caktuar dhe i paguajnë obligimet tatimore të DAP. Përfaqësuesit e tregjeve e paraqitën edhe problemin e modernizimit në këto hapësira, respektivisht ndarjen e tregtarëve me shumicë, të cilët kryesisht janë sezonalë, në hapësirë të posaçme ku do të rregullohet puna e tyre, me tregtarët me pakicë, që do të mundësojë përmirësimin e kushteve teknike-higjienike të tregjeve dhe rreth tyre dhe sigurimin e kushteve për siguri më të madhe të ushqimit, i cili shitet jashtë tregjeve, e më këtë edhe harmonizimi i kushteve me ato evropiane.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë informuan se me qëllim të shkatërrimit të ekonomisë së përhimtë dhe eliminimit të konkurrencës jolojale, Inspektorati shtetëror i tregut në kontinuitet kryen kontrolle inspektuese në vende ku nuk është e lejuar të kryhet tregti (në hapësira rreth tregjeve të gjelbërta, në vende frenkuentuese të rrugëve të qytetit, para institucioneve të caktuara, semaforëe tejrë), të cilat kryhen më së shpeshti në bashkëpunim me pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në raste të caktuara me Inspektorët komunalë të qytetit ose komunës.

Sipas raportit të vitit të kaluar, në aksione të organizuara gjatë vitit 2010 nga tregtarë të paregjistruar janë konfiskuar mallëra me vlerë prej 5.306.550 denarë dhe atë nga kryerës të panjohur janë marrë prodhime me vlerë prej 2.836.691 denarë, nga kryerës të njohur me vlerë prej 2.469.860 denarë.

Përfaqësuesit e Grupacionit të tregjeve e përshëndetën bashkëpunimin me inspektorët, por e theksuan nevojën nga miratimi i propozimit të ligjit për kryerjen e veprimtarive me vëllim të vogël, të cilin e inicoi Ministria e Ekonomisë, si dhe shqyrtimin e mundësisë për krijimin e ligjit për tregje dhe zvogëlimin e TVSH-së, me çka do të mundësohej dallimi në mjete të shfrytëzohet për modernizimin e tregjeve.

Ministri i Ekonomisë Saraçini informoi se ligji i përmendur është dërguar në harmonizim në institucionet e tjera, ndërsa nga përfaqësuesit e Grupacionit të tregjeve kanë kërkuar informata shtesë për punën e këtyre ndërmarrjeve publike, pas marrjes së të cilave do të bëhet analizë e tërësishme e situatës dhe do të gjendet zgjidhje më adekuate, e cila do të propozohet deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Publikuar: 07.09.2011 | 18:16
Lexuar: 863 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime