E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dalja e aktores Kate Winslet në qilimin e kuq në Venecia, ka bërë një bujë të madhe. Disa fustanin e saj të ngushtë e kanë konsideruar si tepër të thjeshtë, derisa shumica kanë deklaruar se ajo me këtë ka treguar një elegancë të jashtëzakonshme.
Sa mė i ngushtė fustani, aq mė seksi







Dalja e aktores Kate Winslet në qilimin e kuq në Venecia, ka bërë një bujë të madhe. Disa fustanin e saj të ngushtë e kanë konsideruar si tepër të thjeshtë, derisa shumica kanë deklaruar se ajo me këtë ka treguar një elegancë të jashtëzakonshme.

Por të gjithë ishin të pajtimit se falë këtij fustani të ngushtë, aktorja është dukur më e hollë se zakonisht, por edhe tejet seksi. Mirëpo, nuk është vetëm ajo që kohëve të fundit kanë vendosur për fustane sa më të ngushtë, pasi edhe shumë yje të tjerë e kanë ndjekur këtë hap.

Liv Tyler

Bukuroshja e filmit Liv Tyler, ka zgjedhur një kreacion të dizajneres Stelle McCartney, i cili vërtet e ka paraqitur aktoren jashtëzakonisht seksi, me vijat e trupit të theksuara në maksimum. Ajo ishte në qendër të vëmendjes në një gala-mbrëmje në Londër.

Kate Winslet

Një filozofi të një stili të tillë, deri në perfeksionim e ka sjellë kreatorja Stella McCartney, me fustanin të cilin në qilimin e kuq në Venecia e ka veshur Kate Winslet. Aktorja me krenari ka pozuar para paparacëve, duke shfaqur trupin e saj seksi në formën më të mirë.

Victoria Beckham

Victoria tashmë ka lënë gjurmë të shumta në botën e stilit me fustanet e saj të shkurtër por jashtëzakonisht të ngushtë, të cilët në maksimum e potencojnë trupin e saj vital. Edhe në këtë kreacion lara-lara, ajo duket mrekullueshëm.

Keira Knightley

Aktorja 25-vjeçe javë më parë është paraqitur në premierën e filmit të saj të ri ‘Never Let Me Go’ dhe në qilimin e kuq ajo është paraqitur me një fustan tejet të bukur dhe shumë të ngushtë nga firma “Chanel”. Ajo ka treguar se më nuk ka një trup thatanik, por tashmë është shndërruar në një seks-bombë.

Publikuar: 09.09.2011 | 00:07
Lexuar: 822 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime