Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka kërkuar dyfishimin e sforcove përballë një kërcënimi të mundshëm atentatesh në përvjetorin e 11 Shtatorit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka kërkuar dyfishimin e sforcove përballë një kërcënimi të mundshëm atentatesh në përvjetorin e 11 Shtatorit.
E dimë që përvjetori i 11 Shtatorit është një mundësi për të goditur sërish, është shprehur nga ana e tij kryetari i bashkisë së Nju Jurkut, Michael Bloomberg, menjëherë pas alarmit të dhënë nga inteligjenca amerikane.
Nëse shikoni diçka të dyshimtë, njoftoni menjëherë autoritetet, ka shtuar qytetari i parë i Nju Jorkut.
Mendohet se në shënjestër të terroristëve është Nju Jorku dhe Uashingtoni dhe kërcënimi konsiston në përdorimin nga ana e Al Kaedës të autobombave në urat dhe tunelet e këtyre dy qyteteve.
Nju Jork: Merren masa shtesë
Masa shtesë sigurie do të ndërmerren për ti bërë ballë kërcënimit të mundshëm për atentate me rastin e përvjetorit të 11 Shtatorit.
Kështu është shprehur shefi i policisë së Nju Jorkut, Walter Kelly, duke nënvizuar se do të përdoren një numër më i madh qensh anti-bombë dhe do të shtohen kontrollet ndaj automjeteve.
Kelly ka theksuar se janë shtuar kontrollet në pikat më në rrezik të qytetit, siç janë Times Square dhe stacioni hekurudhor Penn Station.
FBI: Al Kaeda, interes për datat e rëndësishme
Al Kaeda gjithmonë ka treguar interes për datat e rëndësishme dhe për përvjetorët.
Kështu është shprehur Janice Fedaryck e FBI-së, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg.