E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është komplimenti më i bukur që i kanë bërë ndonjëherë ekspertët e “Booklist”, por nuk dihet nëse ai e ka vlerësuar vërtet: “Nëse ndonjë ditë do të hiqnit dorë nga detyra aktuale, mund t’u dedikoheni librave për fëmijë”. Në prag të një fushate të re zgjedhore ato fjalë mund të duken pak të ashpra: vërtet Presidentit i shpresës (së humbur) i ka magjepsur të gjithë me librin për fëmijë?
Barack Obama: Ėndrra amerikane bėhet pėrrallė







Tregimi i ilustruar që Presidenti Obama u ka dedikuar të bijave do të publikohet së shpejti edhe në Europë. Është një gërshetim fantastik i jetëve të personazheve që kanë bërë historinë e Shteteve të Bashkuara

Është komplimenti më i bukur që i kanë bërë ndonjëherë ekspertët e “Booklist”, por nuk dihet nëse ai e ka vlerësuar vërtet: “Nëse ndonjë ditë do të hiqnit dorë nga detyra aktuale, mund t’u dedikoheni librave për fëmijë”. Në prag të një fushate të re zgjedhore ato fjalë mund të duken pak të ashpra: vërtet Presidentit i shpresës (së humbur) i ka magjepsur të gjithë me librin për fëmijë?

Libri që shumë shpejt do të publikohet edhe në Europë, duhet theksuar se ka ardhur në një moment krize. Vepra e Obama-s titullohet “Për ju unë këndoj”, dhe ngjason me librin e paraardhësit të tij të famshëm, John Fitzgerald Kennedy, ku ndër të tjera theksohej heroizmi amerikan. Por a mund të futen në kategorinë e heronjve amerikanë, përkrah George Washington dhe Abraham Lincoln, një ish-armik i Amerikës siç ishte indiani me nofkën “Sitting Bull” dhe një lidere e Partisë Socialiste amerikane, Helen Keller? Për të mos folur pastaj për babanë e sindikalizmit, César Chávez. Apo hapësirës që i është kushtuar kulturës së njerëzve me ngjyrë, natyrisht jo vetëm Martin Luther King, por edhe kampionit të parë me ngjyrë të basketbollit, Jackie Robinson. Apo Billie Holiday, këngëtarja e droguar dhe e alkoolizuar e xhazit, që është nëna e të gjitha divave që do të vijnë.

Titulli i letrës së shkruar nga Obama është “Of Thee I Sing”. Është marrë nga një këngë legjendare patriotike, (“Amerika”, në 1831-in). Këtu është një himn i dytë kombëtar. Kjo frazë “Of Thee I Sing” ka qenë pjesë e fjalimit mitik “I Have a Dream” të Dr. King, por edhe pjesë e një ‘musical’, që flet për një djalë të thjeshtë, i cili ëndërron të blejë Shtëpinë e Bardhë duke pasur ndërmend vetëm një fjalë: “Dashuri”.

Letra kushtuar vajzave të mia

Barack Obama

Ju kam thënë ndonjëherë se sa të mrekullueshme jeni?


Se zhurma e këmbëve tuaja që vrapojnë larg, u jep një ritëm kërcimi ditëve të mia?

Georgia O’keeffe

A ju kam thënë ndonjëherë se jeni krijuese?


Një grua e quajtur Georgia O’keeffe shkoi të jetonte në shkretëtirë dhe vizatoi petale, kocka dhe lëvozhga. Na ndihmoi të shihnim një bukuri të madhe te gjërat e vogla: fortësinë e shkëmbit dhe butësinë e pambukut.

Albert Anjstanj

Ju kam thënë ndonjëherë se sa të zgjuara jeni?


Që keni mendime gjeniale kur imagjinoni? Një burrë i quajtur Albert Anjshtanj i shndërroi vizatimet që kishte në kokë në arritje të mëdha shkencore, duke ndryshuar botën me energjinë dhe dritën.

Jackie Robinson

Ju kam thënë ndonjëherë se të guximshme jeni?


Një burë i cili quhej Jackie Robinson dhe që luante basketboll na tregoi të gjithëve ne se si ta shndërronim frikën në respekt dhe respektin në dashuri. Ai kishte një forcë prej luani. U dhuroi ëndrra të guximshme ëndërrimtarëve të tjerë.

“Demi i ulur” (Sitting Bull)

Ju kam thënë ndonjëherë se keni aftësi shëruese?


“Demi i ulur” ishte një burrë që kuronte zemrat e copëtuara dhe premtimet e pambajtura. Është bukur që nuk jemi njësoj, thoshte. “Për të pasur paqe nuk është e nevojshme që shqiponjat të jenë korba”. Atë e burgosën, por shpirti i tij u end i lirë në qiell dhe thënia e tij u përhap ndër breza.

Billie Holliday

A ju kam thënë se brenda jush ekziston një këngë?


Një grua e quajtur, Billie Holliday, e këndonte shumë bukur muzikën bluz. Zëri i saj i mbushur më trishtim dhe gëzim, preku ndjenjat e njerëzve dhe të gjithë këndonin në kor meloditë e saj.

Martin Luther King

Ju kam thënë ndonjëherë se nuk duhet të dorëzoheni?


Kur shpërtheu dhuna në kombin tonë, një burrë i quajtur Martin Luther King na mësoi të kishim mëshirë. Na dhuroi një ëndërr: që të gjitha racat dhe besimet mund të ndryshonin dorë për dore. Ecte dhe lutej. U hapi zemrat njerëzve dhe dalëngadalë vuri re ëndrrën e tij brenda nesh.

Neil Armstrong

A ju kam thënë ndonjëherë se jeni eksploruese?


Një burrë i quajtur Neil Armstrong ishte njeriu i parë që shëtiti në Hënë. Shikoi botën nga larg, shumë larg nesh, kurse ne pamë ngjitjen e tij për në Hënë dhe kjo na bëri aq të guximshëm, saqë bëmë lëvizje të mëdha.

Abraham Lincoln

Ju kam thënë ndonjëherë që jeni pjesë e një familjeje të madhe?


Një burrë i quajtur, Abraham Lincoln, kuptoi se e gjithë Amerika duhej të punonte bashkë. E mbajti të bashkuar vendin dhe u premtoi liri vëllezërve e motrave që jetonin në skllavëri. Ky burrë i popullit, i thjeshtë dhe punëtor, kërkoi më shumë për popullin: që të silleshim si vëllezër.

Publikuar: 09.09.2011 | 10:15
Lexuar: 653 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime