Puna e shkollës bazohet në vlerat të cilat jetën e tij e ka ndërtuar Woodrow Wilson, presidenti i 28 i SHBA-së. Ky është realizim i një ëndrre, me të cilën hapet erë e re në arsimin në Maqedoni, tha Elita Masha menaxherja kryesore e shkollës.
Filluan orët e para edhe për nxënësit nga shkolla e re Woodrow Wilson e cila u hap sot në mënyrë solemne në komunën e Bërvenicës. Shkolla ka kapacitet për 999 nxënës. Mësimi do të zhvillohet në gjuhën angleze. Është dedikuar për mësim parashkollor, fillor dhe të mesëm.
Puna e shkollës bazohet në vlerat të cilat jetën e tij e ka ndërtuar Woodrow Wilson, presidenti i 28 i SHBA-së. Ky është realizim i një ëndrre, me të cilën hapet erë e re në arsimin në Maqedoni, tha Elita Masha menaxherja kryesore e shkollës.
"Ky është fillim i ri në arsimin privat dhe ne do të tentojmë të jemi model udhëheqës dhe të vendosim standarde të reja me infrastrukturë,kushte dhe kuadër arsimor më bashkëkohore. Në suaza të shkollës sonë do të punojë kopshti, mësimi do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe simbolik do të jetë numri i nxënësve në kopsht, në atë fillor dhe të mesëm" tha menaxherja e përgjithshme Elita Masha.
Për krytarin e komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti, kjo shkollë do të kontribuojë për zhvillimin e rajonit dhe arsim më cilësor në të.
"Kjo është mirësi e madhe hapja e kësaj shkolle fillore dhe e mesme private. Kolexhi Wilson me vite punon në Shipëri dhe është lider sipas rezultateve të arriturra. Shpresojmë se këtë përvojë do ta bartin këtu te ne për shkak se bëhet fjalë për mjedis modern ku punohet sipas programeve më bashkëkohore arsimore" tha Pajaziti.
Në këtë manifestim mori pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe shumë personalite të tjera nga jeta publike, përfaqësues të Qeverisë, nje numër i madh i ambasadave, bashkëpuntorëve, miqve dhe prindërve.
Mbarë botën punojnë dhjetëra kolexhe të tilla. Në rajonin tonë ka një në Shqipëri, ndërsa prej tani funksionin edhe ky në Maqedoni, ndërtimi i të cilit filloi vitin e kaluar. Është paralajmëruar se në të do të punosohen rreth 150 persona.