Kjo gjë po ndodh aktualisht në Londër, në një nga metrotë më të mëdha dhe më të populluara të botës: çdo ditë dhjetëra metra nën tokë, mijëra udhëtarë që hipin e zbresin nga një tren te tjetri, përballen me këto vepra të vogla bamirësie. Së fundmi, kjo tendencë janë bërë pjesë e një ekspozite, fillimisht të hapur në internet, e më pas në realitet. Arsyeja? Ndoshta për të na dhënë një shembull të gjithëve ne dhe për të na bërë më njerëzorë, edhe kur udhëtojmë nëpër metro.
Ka nga ata që ndalojnë vetëm për të rikthyer një telefon të humbur; të tjerë sepse kanë gjetur fjalët e duhura për të ngushëlluar ndonjë vajzë me zemër të thyer (në duar mbajnë edhe shami për tu fshirë lotët); të tjerë akoma që bëjnë fëmijët për të qeshur duke luajtur flluska sapuni; ka edhe nga ata që organizojnë grupe të vogla kërkimi për tju rikthyer udhëtarëve sendet e humbura. Përmes këtyre veprave të vogla bamirësie, njerëzit mund të ndihmojnë njëri-tjetrin, sidomos në qytetet e mëdha, ku çdokush mendon për punët e veta dhe nuk e ka mendjen të fiksojë personin që ka afër.
Kjo gjë po ndodh aktualisht në Londër, në një nga metrotë më të mëdha dhe më të populluara të botës: çdo ditë dhjetëra metra nën tokë, mijëra udhëtarë që hipin e zbresin nga një tren te tjetri, përballen me këto vepra të vogla bamirësie. Së fundmi, kjo tendencë janë bërë pjesë e një ekspozite, fillimisht të hapur në internet, e më pas në realitet. Arsyeja? Ndoshta për të na dhënë një shembull të gjithëve ne dhe për të na bërë më njerëzorë, edhe kur udhëtojmë nëpër metro.
Risia e fundit quhet Kindness on the Underground (Xhentilesë në nëntokë, siç e quajnë londinezët metronë) dhe është frymëzuar nga batuta e famshme e një drame teatrale, që u më pas u bë edhe film.
Në versionin e kinemasë, Blanche Dubois, interpretuar nga Vivien Leigh, i drejtohet aktorit agresiv dhe shumë tërheqës Marlon Brando: I have always depended on the kindness of strangers (Gjithmonë i kam besuar xhentilesës së të huajve). Ajo që kërkohet të nënvizohet me këtë gjë është pikërisht kjo: një gjest i vogël bamirësie që bëhet mes njerëzve, të cilët nuk njihen me njëri-tjetrin, dhe ndoshta nuk do të takohen më.
E financuar nga Art on the Underground, kjo iniciativë është një reklamë për të sjellë poezinë, artin, letërsinë, muzikën në korridoret e gjata të metrosë së Londrës. Mbledhja e këtyre veprave të bamirësisë është kuruar nga vetë artisti Michael Landy, i njohur për një shfaqje të dhënë para një viti në Londër, ku brenda pak sekondash dogji të gjitha gjërat e tij: rroba, libra, sende, madje edhe pasaportën dhe patentën, duke mbetur trokë.
Dëshmitë e xhentilesës mes të panjohurve do të hidhen në një sajt në internet art.tfl.gov dhe më të mirat do të transmetohen pas disa muajsh në stacionet e Central Line.
Po kërkoj rastet e duhura për të parë se çvlerë ka sot xhentilesa, çnënkupton dhe çfarë gjërash vihen re kur ndihmon një të panjohur, thotë artisti përgjegjës i projektit.
Ja disa raste të marra nga sajti i internetit: një franceze 33-vjeçare që jeton në Londër sapo është ndarë nga i dashuri dhe nisi të qajë me dënesë. Çifti që i ishte ulur pranë i dha një shami dhe filloi ta ngushëllonte duke i thënë se të gjitha stuhitë kalojnë. Një rast tjetër është ai i një 26-vjeçari nga Anglia, që humbi celularin në metro. Nga dritarja vuri re që e gjeti një udhëtar dhe i bëri shenjë atij ta ndiqte deri në stacionin pasardhës, ku natyrisht do ta priste me padurim. Një rast tjetër është ajo e një 24-vjeçareje, e cila ka marrë përsipër të argëtojë fëmijët e vegjël duke luajtur me ta me flluska sapuni. Një 27-vjeçare mblodhi të gjithë miqtë e saj dhe së bashku me to filluan të kërkonin topin e humbur të një djali të vogël që po qante.
Kështu herën tjetër që do të vini në Londër dhe do të hipni në metro, bëjini një nder një të panjohuri: ndoshta do të ndiheni më mirë dhe ka gjasa të përfundoni edhe ju në ekspozitë.