E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka vizituar pasditen e sotme familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u vra sot në një atentat në qytetin e Vlorës.
Spahiu: Alarm pėr kriminalitetin e lartė




Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka vizituar pasditen e sotme familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u vra sot në një atentat në qytetin e Vlorës.

Në një prononcim për mediat, Spahiu e ka cilësuar vrasjen e Konomit si një atentat barbar ndaj institucioneve shtetërore.

“Vrasja e Konomit ishte një atentat barbar ndaj figurave të sistemit të drejtësisë. Krime të tilla ndaj zyrtarëve të drejtësisë nuk ndodhën as në vitin 1997. Shqipëria ndodhet në alarm për nivelin e lartë të kriminalitetit”, ka deklaruar Spahiu.

Spahiu: Shqipëria, jo si Sicilia e 50 viteve më parë

Më herët gjatë paradites, në reagimin e bërë menjëherë pas ngjarjes, nënkryetari i KLD-së u shpreh se ekzekutime të tilla terroriste nuk duhet të ndodhin në asnjë vend ku funksionon rendi dhe ligji.

“Ky akt është në vazhdën e disa ngjarjeve dhe atentateve kundër gjyqësorit përgjatë viteve të fundit, duke përbërë një rast të paprecedent që nga koha e Ismail Qemalit”, tha Spahiu.

Ai kërkoi që kjo ngjarje të trajtohet me prioritet dhe të vendosen para drejtësisë autorët e veprës kriminale, pasi sipas tij, ky është një akt kundër strukturave të drejtësisë.

“Shqipëria synon të jetë në rrugën drejt BE-së dhe jo në Sicilinë e 50 viteve më parë, ku drejtësia gjunjëzohej përballë veprave mafioze dhe krimit të organizuar”, shtoi Spahiu.

Vrasje të tilla ndaj zyrtarëve të drejtësisë nuk pati as në 97-ën

KLD-së u shpreh se ekzekutime të tilla terroriste nuk duhet të ndodhin në asnjë vend ku funksionon rendi dhe ligji.

“Ky akt është në vazhdën e disa ngjarjeve dhe atentateve kundër gjyqësorit përgjatë viteve të fundit, duke përbërë një rast të paprecedent që nga koha e Ismail Qemalit”, tha Spahiu.

Ai kërkoi që kjo ngjarje të trajtohet me prioritet dhe të vendosen para drejtësisë autorët e veprës kriminale, pasi sipas tij, ky është një akt kundër strukturave të drejtësisë.

“Shqipëria synon të jetë në rrugën drejt BE-së dhe jo në Sicilinë e 50 viteve më parë, ku drejtësia gjunjëzohej përballë veprave mafioze dhe krimit të organizuar”, shtoi Spahiu. (tch)

Publikuar: 09.09.2011 | 20:29
Lexuar: 477 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime