E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

TAP, në një deklaratë të fundit, citon se realizimi i gazsjellësit Trans-Adriatik do të jetë një hap i madh përpara në hapjen e korridorin jugor të gazit, duke diversifikuar furnizimin dhe rritjen e sigurisë energjetike për Evropën".
Shqipėria nė rrjetin e gazit Trans-Adriatik









Konsorciumi për menaxhimin e gazsjellësit “Trans-Adriatik” njoftoi se i ka dërguar Shqipërisë aplikacionin përkatës në mënyrë që ajo të bëhet pjesë e këtij projekti të rëndësishëm për transportimin e gazit nga Lindja drejt Perëndimit.

Lajmi është bërë me dije nga drejtori menaxhues i TAP-it, Kjetil Tungland, sipas të cilit, projekti në fjalë, me një hap të tillë, tashmë është zhvendosur një hap më afër realizimit të tij konkret, duke u bërë kështu një ëndërr e prekshme edhe për Shqipërinë.

Në fakt, ai shtoi se kërkesa për aplikim që i është dërguar Shqipërisë, i është paraqitur edhe Greqisë e Italisë, në mënyrë që edhe ato të mund të marrin gaz natyror përmes territorit të tyre, të përcjellë nga vendet e Lindjes.

TAP u dërgon në këtë mënyrë palëve të treta aplikimet në mënyrë që konsorciumi të hyjë në një marrëveshje me transportuesit e parë të gazit, të cilët punojnë në fushën Deniz Shah II në Azerbajxhan.

TAP, në një deklaratë të fundit, citon se realizimi i gazsjellësit Trans-Adriatik do të jetë një hap i madh përpara në hapjen e korridorin jugor të gazit, duke diversifikuar furnizimin dhe rritjen e sigurisë energjetike për Evropën".

Bashkimi Evropian është duke kërkuar një rrjet tubacionesh në Korridorin jugor që mbështetet në gazin natyror të vënë në dispozicion nga Azerbajxhani.

Kështu, TAP do ta lëvizë gazin natyror nga rajoni i Kaspikut në tregjet evropiane. Kjo do të fillojë në afërsi të Selanikut, duke shkuar më pas përmes territorit shqiptar, nëpër detin Adriatik, dhe të arrijë në fund në bregun jugor të Italisë.

TAP mund bëhet realitet në vitin 2017.

Publikuar: 09.09.2011 | 23:00
Lexuar: 431 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime