E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të shohësh Kate Moss nudo dihet që është një ëndërr për shume meshkuj. Top modelja më e mirë e planetit nuk e ka fare problem të zhvishet përpara fotografëve të mëdhenj dhe pikërisht mendja e saj e hapur e ka bërë një ikonë në planetin tonë. Në ditët e kaluara menjëherë pas martesës me Jamie Hince, është folur shumë për fotot e saj nudo për kalendarin Pirrelli 2012.
Kate Moss zhvishet pėr njė buzėkuq

Por nëse nuk doni të prisni deri atëherë mund të krijoni një ide me këtë fushatë publicitare, ku Kate zhvishet nga rrobat e saj duke mbetur vetëm me të mbathurat e saj të zeza dhe duke lënë me gojë hapur një djalë të ri. Shëtitja zhveshur e Kate mbyllet në një dhomë ku modelja gjen veshjen e saj të preferuar, një buzëkuq ngjyrë të kuqe. Cfarë do të thotë e gjithë kjo do të thoni ju? Në fakt mendoni se është e nevojshme të zhvishesh për një make-up. Edhe pse nuk është hera e parë që një femër nudo përdoret për ti bërë reklamë një produkti që nuk ka fare lidhje me trupin nudo.

Sigurisht performance e Kate do të rrisë shitjen e linjës kozmetike të buzëkuqve Lasing Finish Lipstick që top modelja ka krijuar për Rimmel. 15 ngjyra nga të cilat 4 shumë të pëlqyera për top modelen: ’Ajo që më ka inspiruar për të krijuar këtë linjë ishte dëshira për të nxjerrë një koleksion të thjeshtë për tu mbajtur me vete, me ngjyra klasike që gjithmonë kam dashur dhe kam përdorur. Nga buzëkuqët me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe transparent deri tek ngjyrat për të gjitha rastet, ‘ tha Kate

Publikuar: 10.09.2011 | 09:24
Lexuar: 574 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime