Feith citohet të ketë thënë se situata e re e krijuar në veri dhe vrasja e policit kosovar, Enver Zymberit, mund të shfrytëzohet si rast për ndryshime. Nuk ka fort gjasa që t`i kthehemi situatës që ishte më parë. Diçka ka ndryshuar përgjithmonë, ka thënë Feith.
Modeli më i ri për zgjidhje afatgjatë në Kosovë është Ahtisaari Plus, kështu citohet të ketë deklaruar shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, duke propozuar që pjesa veriore e Kosovës të marrë një status autonomie, të ngjashëm me atë që ka Katalonia në Spanjë.
Në Spanjë kemi Kataloninë, për shembull, ajo është pjesë e Spanjës, por janë shumë autonomë, ka thënë Feith.
Feith citohet të ketë thënë se situata e re e krijuar në veri dhe vrasja e policit kosovar, Enver Zymberit, mund të shfrytëzohet si rast për ndryshime. Nuk ka fort gjasa që t`i kthehemi situatës që ishte më parë. Diçka ka ndryshuar përgjithmonë, ka thënë Feith.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi thotë se në veriun e Kosovës ka nevojë për diçka tjetër dhe jo për kompetenca përtej atyre që parasheh Plani i Ahtisaarit.
Atje ka nevojë për rend dhe ligj dhe për implementimin e Pakos së Ahtisaarit, ka thënë Kuçi.