Bukuroshja izraelite, e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje me aktorin Leonardo DiCaprio, i kishte telefonuar babait të saj Rafi, duke iu ankuar se paparacët po e përcjellin në çdo hap derisa po mundohej të kthehej në shtëpinë e saj në Tel Aviv me veturën e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2007.
Se nuk bën të ngucësh një yll të famshëm, tregon edhe rasti i modeles Bar Rafaeli. Babai i supermodeles së bukur izraelite Bar Refaeli, është shpallur fajtor për sulm të dhunshëm, pasi ai kishte sulmuar një fotograf i cili po mundohej të fotografonte të bijën e tij të famshme.
Bukuroshja izraelite, e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje me aktorin Leonardo DiCaprio, i kishte telefonuar babait të saj Rafi, duke iu ankuar se paparacët po e përcjellin në çdo hap derisa po mundohej të kthehej në shtëpinë e saj në Tel Aviv me veturën e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2007.
Dhe babai i saj nuk kishte pritur por me të shpejtë kishte dalë jashtë shtëpisë së tij, për ta mbrojtur të bijën e tij të famshme. Dhe gjykatësi në Gjykatën e Qarkut në Kfar Saba Magistrates Court, të enjten ka mësuar se Rafi ia kishte thyer fotoaparatin një fotografi, ndërsa një tjetrit fotograf ia kishte dëmtuar motoçikletën kur ata e kishin ndjekur nga pas deri te shtëpia Rafaelin.
Ai tani është gjetur fajtor për këto dëme të shkaktuara dhe javën e ardhshme pritet ti shpallet dënimi.