Mahmud Ahmadinexhad është rizgjedhur për president të Iranit, transmetuan agjencitë botërore, duke iu referuar rezultateve nga numërimi i fletëvotimeve. Edhe krahas faktit se numërimi i materialit votues ende nuk ka përfunduar.

Ahmadinexhad tashmë ka 18,3 milionë vota, ndërsa kundërshtari i tij kryesor - ish-kryeministri Mir Hosein Musavi ka 8,9 milionë vota. Në përqindje kjo do të thotë se 65,24 për qind përkundër 31,83 për qind nga 77,13 për qind të fletëvotimeve të numëruara.
Sipas të dhënave zyrtare, dalja ishte rreth 75 deri 80 për qind nga personat me të drejtë vote, ndërsa të tillë në Iran ka 46,2 milionë.
Kjo do të thotë se Musavi nuk mund ta zbusë dallimin me Ahmadinexhadin madje edhe po t'i fiton të gjitha fletëvotimet, theksojnë agjencitë.