E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duket se ka kaluar koha e thatanikeve siç ishte Kate Moss dhe Claudia Schiffer, të cilat dikur mbretëronin në skenën e shoubiznesit.
Koha pėr bukuroshet trupplotė













Duket se ka kaluar koha e thatanikeve siç ishte Kate Moss dhe Claudia Schiffer, të cilat dikur mbretëronin në skenën e shoubiznesit. Dhe tani këtë fron e kanë rrëmbyer bukuroshet trupplota si Beyonce, Kim Kardashian, Adele, Jessica Simpson, Mia Taylor, Margaret Hidden, Candice Huffine, Marquita Pring, Michelle Olson, Kirstie Alley, Jennifer Lopez etj. Edhe pse kritikët i përqeshin se janë trashaluqe, ato vazhdojnë të rrëmbejnë milionat dhe format e tyre të plota të trupit të çmendin meshkujt në mbarë botën.

Beyonce

Beyonce Knowles përveç zërit të mrekullueshëm që ka, të ‘rrëzon’ edhe me format e jashtëzakonshme të trupit, të cilat ajo nuk ngurron t’i prezantojë në kreacione sa më provokuese, duke përfshirë edhe videospotet e saj, ku ajo rrezaton me pamje seksi.

Jessica Simpson

Dikur Jessica lavdërohej për trupin e saj tejet vital, por viteve të fundit ajo ka kthyer format e plota të trupit, çka ka bërë që ajo të duket edhe më seksi se më parë dhe këtë trend vazhdojnë ta përqafojnë gjithnjë e më shumë femra nga e mbarë bota. Ajo as që e çan kokën ndaj kritikave që vijnë në adresë të saj.

Kim Kardashian

Kim nuk e ka dert që ka ca kile më tepër në trupin e saj, pasi fama e saj vazhdon të rritet dhe është në rrugë të mirë që prapanica e saj e rrumbullakët, të lë në hije atë të Jennifer Lopezit. Sa më shumë që e kritikojnë, vithet e saj bëhen edhe më të rrumbullakëta, ndërsa fustanet edhe më të ngushtë.

Kirstie Alley

Para rreth një viti, Kirstie vërtetë e kishte tepruar me peshën e saj, duke e çuar veten deri në obezitet, por falë pjesëmarrjes së saj në shoun e vallëzimit “Dancing with Stars’, bukuroshja e dikurshme kishte gdhendur trupin e saj dhe sot ka një trup për lakmi.

Publikuar: 11.09.2011 | 08:51
Lexuar: 839 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime