Ata gjithashtu kanë paralajmëruar nuk duhet të lejojnë që së bashku me fëmijët të flenë në shtratin me ujë, ngase kështu mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi.
Prindërit nuk duhet të flenë së bashku me fëmijët e tyre, është përfundimi nga një hulumtim i shkencëtarëve nga një universitet britanik, të cilët theksojnë se gjysma e rasteve befasuese dhe të pashpjegueshme të vdekjeve të porsalindurve ndodhin atëherë kur fëmijët flenë me prindërit e tyre.
Ata gjithashtu kanë paralajmëruar nuk duhet të lejojnë që së bashku me fëmijët të flenë në shtratin me ujë, ngase kështu mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi.
Hulumtuesit nga universiteti britanik në Bristol dhe Vorvik kanë analizuar të gjitha rastet e vdekjes së befasishme të fëmijëve më të rinj se dy vjeç dhe kishin zbuluar se 54% e rasteve kishte ndodhur gjersa fëmijët po flinin me prindërit e tyre dhe në shumë raste prindërit kishin shumuar alkool apo drogë pak para se të shkonin në shtrat.
Eksperti për gjumin e fëmijëve, Xhejms Mekena, përmend se fjetja e prindërve me fëmijët është e sigurt përderisa kjo nuk bëhet në shtrat prej uji, apo derisa nuk përdorin alkool dhe drogë.
Ai thekson se fëmijët deri ë moshën 12-muajshe që flenë me prindërit e tyre mund të kenë disa dobi. Nëse prindërit nuk mund të flenë me fëmijën në të njëjtin shtrat, atëherë do të ishte mirë që së paku të jenë në të njëjtën dhomë.
Fjetja e përbashkët inkurajon nënat që fëmijët e tyre ti ushqejnë me gji për një kohë më të gjatë, që vetvetiu i mbron nga shumë sëmundje, thekson Mekena.