E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas një raporti të botuar në revistën “Nature”, ky veprim, i cili edhe më herët ishte treguar si mjaft i suksesshëm edhe në eksperimentet e kryera në minj, mund të përdoret për kërkime neurologjike, e në të ardhmen mund të përdoret edhe për krijimin e qelizave të trurit për transplantim.
Qelizat e lėkurės shndėrrohen nė neurone



Ekipi i shkencëtarëve nga Kalifornia ka bërë të ditur se u kishte shkuar për dore që qelizat e njerëzve nga lëkura t’i transformojnë në qeliza funksionale të trurit. Shkencëtarët këtë e kanë kryer përmes procesit të ADN-së në të cilin qelizat e lëkurës janë riorganizuar, kështu që prodhojnë qeliza që kryejnë funksionin e neuroneve.

Sipas një raporti të botuar në revistën “Nature”, ky veprim, i cili edhe më herët ishte treguar si mjaft i suksesshëm edhe në eksperimentet e kryera në minj, mund të përdoret për kërkime neurologjike, e në të ardhmen mund të përdoret edhe për krijimin e qelizave të trurit për transplantim.

Shkencëtarët me ndihmën e viruseve të modifikuara gjenetike në qelizat e lëkurës nga fetusi kishin futur katër “faktorë të riorganizimit”, që luajnë një rol të caktuar në leximin e ADN-së dhe dekodimin e proteinave në qeliza.

Në këtë mënyrë një pjesë e vogël e qelizave të lëkurës që ishin përfshirë në eksperiment me sukses kishin funksionuar si neurone.

Për dallim nga qasjet e tjera, ky proces nuk përfshinte riorganizimin e qelizave të lëkurës në qeliza amë, por ato në mënyrë të drejtpërdrejtë ishin transformuar në neurone.

Publikuar: 11.09.2011 | 09:49
Lexuar: 421 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime