"Kushtetuta e Maqedonisë nuk duhet të jetë sërisht lendë e ndryshimeve në kontekst të procesit rreth emrit...Maqedonia duhet të insistojë në qëndrimin e Këshillit të Sigurimit të KB-ve të përmbajtur në Rezolutën 917 që zgjidhja e dakorduar të përdoret si zëvendësim për referencën e tanishme, gjegjësisht për nevojat e KB-ve", theksohet në rezolutën.
Kuvendi i Maqedonisë të hënën do të debatojë për "Propozim-Strategjinë shtetërore për zgjidhjen e dallimeve me Greqinë lidhur me emrin e Maqedonisë". Debati për rezolutën do të fillojë të hënën.
Në tekstin e rezolutës theksohet se lëndë e bisedimeve me Greqisë është vetëm gjetja e zgjidhjes për emrin i cili do ta zëvendësojë referencën e përkohshme, pa kurrfarë ndryshimesh në Kushtetutën.
"Kushtetuta e Maqedonisë nuk duhet të jetë sërisht lendë e ndryshimeve në kontekst të procesit rreth emrit...Maqedonia duhet të insistojë në qëndrimin e Këshillit të Sigurimit të KB-ve të përmbajtur në Rezolutën 917 që zgjidhja e dakorduar të përdoret si zëvendësim për referencën e tanishme, gjegjësisht për nevojat e KB-ve", theksohet në rezolutën.
Në të rekomandohet Maqedonia të insistojë që Greqia të mos e bllokojë anëtarësimin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare në të cilat është pranuar nën referencën e përkohshme.
Në rezolutën rekomandohet që Maqedonia ta riafirmojë përpjekjen për ngritjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë në nivel të ambasadave, si dhe të vazhdojë të jetë konsekuente që të mos e përdor si simbol diellin e Vigjinisë.