E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Petrit Muça me origjinë shqiptare dhe bashkëshortja e tij Juliette Muça, do të dërgojnë djalin e tyre Aleks në Shqipëri në mënyrë që të ketë më shumë mundësi për të avancuar në matematikë dhe lëndët shkencore.
Angli, prindėrit preferojnė shkollėn shqiptare








Një çift banues në Sunderland të Anglisë ka vendosur që të dërgojë djalin 6-vjeçar në Shqipëri për një shkollim më të mirë.

Petrit Muça me origjinë shqiptare dhe bashkëshortja e tij Juliette Muça, do të dërgojnë djalin e tyre Aleks në Shqipëri në mënyrë që të ketë më shumë mundësi për të avancuar në matematikë dhe lëndët shkencore.

“Djali nuk ka bërë asnjë përmirësim gjatë klasës së parë përsa i përket leximit. Sistemi këtu në Angli i jep prioritet kreativitetit, por fëmijët duhet të mësojnë lexim, matematikë dhe lëndë të tjera shkencore”, shprehet Juliette.

“Të gjithë fëmijët marrin nota të larta dhe kjo nuk ka fare kuptim për mua”, shton Juliette.

Tashmë Aleksi i vogël do të jetojë në Tiranë, tek gjyshërit e tij.

Publikuar: 11.09.2011 | 14:51
Lexuar: 459 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime