E enjte, 23.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njeriu derisa jeton ka plane dhe dëshira, kështu që asnjëherë nuk ndjehet i përmbushur. Unë deri më tani kam realizuar shumë plane dhe jam fatlume për këtë, mirëpo jeta dinamike bën që të kemi plane të kohëpaskohshme, që rrjedhin bashkë me fazat e jetës.
Diellza Kolgeci: “Foto lakuriqe, pse jo”














Kastriote Bajrami

Diellza Kolgeci si gjithnjë tërheqëse dhe e dhënë pas punës, sapo ka ardhur nga pushimi veror, ku brenda dy muajve ka vizituar disa vende të botës. Tani ajo do të udhëtojë për në Nju-Jork për të realizuar disa projekte të saj, ndonëse arti dhe drejtësia vazhdojnë të jenë profesionet e dashura të saj. Më shumë rreth punës dhe çdo gjë tjetër flet për “Zëri”.

Tashmë jeni një person me karrierë, mendoni se i keni realizuar të gjitha planet?

Njeriu derisa jeton ka plane dhe dëshira, kështu që asnjëherë nuk ndjehet i përmbushur. Unë deri më tani kam realizuar shumë plane dhe jam fatlume për këtë, mirëpo jeta dinamike bën që të kemi plane të kohëpaskohshme, që rrjedhin bashkë me fazat e jetës.

Edhe unë shpresoj që në të ardhmen të kem një Diellzë të vogël, me të cilën besoj se do ta përmbush dëshirën time jetësore. Tani nuk kam ndonjë plan të tillë për t’u bërë nënë, mirëpo pas një kohe patjetër se po. Tash kam në plan të shkoj në Nju-Jork për t’i realizuar disa projekte të mia, të cilat do t’i zbuloj me kohë.

Sapo jeni kthyer nga pushimi veror në shoqëri të Edisit, si kaluat?

Si gjithmonë pushimin e filloj në Ulqin, pasi që e kam banesën time dhe qëndrova rreth një muaj.

Pas Ulqinit për herë të parë me veturën time shkova në Milano dhe qëndrova një javë, pastaj shkova në San Trope dhe në fund në Venecia. Ka qenë një pushim sa aktiv dhe relaksues për të cilin kam pasur shumë nevojë pas humbjes së njeriut më të dashur të jetës sime, babait.

Vazhdoni të jeni imazh i disa kompanive të njohura në vend, cila është marrëdhënia juaj me fotografinë?

Jam personi që më së paku kam foto profesionale. Nuk mund të qëndroj një kohë të gjatë para fotoaparatit, mjaftojnë 10 apo 15 minuta. Jam një njeri që nuk mund të qëndroj gjatë pa folur (qesh). Kohëve të fundit jam duke bashkëpunuar me fotografin Avni Selmanin, me të cilin jam shumë e kënaqur.

Nëse do të jepej rasti do të kishe pozuar nudo?

Të gjitha femrat thonë jo, edhe unë më herët kam thënë jo. Mirëpo, me moshën e pjekurisë si femër dhe me ndryshimin e kohës tani them se po.

Ato gjëra mund të arsyetohen nëse pozat janë artistike dhe pjesët intime mund të mbulohen po me këto pjesë artistike. Jam një person që kurrë nuk them kurrë dhe në këtë rast për foto lakuriqe kisha menduar sepse nuk e kam problem.

Jeni njëra ndër personat publik që nuk keni ndryshuar në look, gjithnjë dukeni e tillë, keni ndonjë ndërhyrje kirurgjike në trup apo fytyrë?

Me së 20 vjet jam para publikut dhe të gjithë më njohin po me këtë trup dhe fytyrë. Pjesa dërrmuese e tyre e dinë se jam kundër ndërhyrjeve kirurgjike.

Nuk i kritikoj ato që bëjnë, nëse nuk je e kënaqur bëje, por mendoj se më e rëndësishme është shëndeti sesa dukja me një ndërhyrje kirurgjike. Në të ardhmen edhe nëse rrudhat që do të më dalin në ballë do të më kujtojnë një periudhë të jetës sime.

Lumturia me ndërhyrje kirurgjike nuk arrihet. Tani operacionet plastike janë bërë në trend këtu te ne, pjesa dërrmuese e personave publikë por edhe të rëndomtë kanë bërë ndërhyrje kirurgjike në hundë dhe buzë, ku të gjitha po duken njësoj. Thuajse të gjithë po operohen vetëm te një mjek dhe kështu që të gjitha hundët dhe buzët e tyre po duken njësoj.

Diçka për fund?

As autoritetin as dashurinë me pamje nuk mund t’i blesh, ajo fitohet me qëndrim të njeriut.

Publikuar: 11.09.2011 | 06:47
Lexuar: 2476 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
baca_shaq (16/11/2012 15:54:24) O SHOQ PO KU PE SHEF TI LAKURIQ AAA ,PSE PO JA NGJET PA U KAN HIQ .PIS BRE

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime