E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ushtruesi i detyrës ambasador i SHBA-së në Shkup, Brajan Ageler tha se lufta kundër terrorizmit mbetet prioritetet jo vetëm për amerikanët por për çdo vend që pretendon të anëtarësohet në NATO me qëllim që sulme të këtilla të mos përsëriten kurrë.
Maqedoni, shėnohet 10-tė vjetori i sulmeve terroriste nė SHBA







Me një fotografim të përbashkët dhe shëtitje në grup, ambasada amerikane në Shkup ka shënuar 10-të vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA, më 11 shtator të vitit 2001.

Me këtë rast janë përkujtuar 3 mijë viktimat e sulmeve ndaj Qendrës Tregtare Botëror në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.

Ushtruesi i detyrës ambasador i SHBA-së në Shkup, Brajan Ageler tha se lufta kundër terrorizmit mbetet prioritetet jo vetëm për amerikanët por për çdo vend që pretendon të anëtarësohet në NATO me qëllim që sulme të këtilla të mos përsëriten kurrë.

“Para 10 viteve populli amerikan u trondit nga sulmi terroriste i datës 11 shtator, që mori jetën e më shumë se 3 mijë civilëve, jo vetëm nga SHBA –ja por nga 90- shtete të tjera. Tani kjo datë sjell kujtime shumë të këqija. Edhe pse kanë kaluar 10 vite nuk i harrojmë viktimat dhe trishtimin e asaj dite”, deklaroi Brajan Agiler, ushtruesi i detyrës ambasador i SHBA-së në Shkup.

Në mesin e të pranishmëve në përkujtimin e sulmeve terroriste ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi. Ai tha se terrorizmi mbetet kërcënim për paqen në botë dhe për këtë duhet të jetë të vetëdijshëm të gjitha shtetet përfshirë dhe Maqedoninë. Besimi tha se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nënkupton edhe rritjen e sigurisë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

“Sot jam këtu para ambasadës amerikane me iniciativën e ambasadës amerikane. Qëllimi është që të japim përkrahje në çdo një iniciative që ka të bëje me paqe dhe atë që siguron një mirëqene për gjithë qytetarët në botë, të rris një përkrahje të fuqishme të Shteteve Bashkuara të Amerikës me një mesazh për gjithë popullin në nivel global se ne jemi për paqe.

Terrorizmi është një kërcënim global dhe gjithnjë duhet të jemi të vetëdijshëm për këto aspekte, dhe prandaj edhe anëtarësimi jonë në NATO kupton një sigurim me të madhe dhe një të ardhme me të mirë”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i mbrojtës.

Shënimi i 10 vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA do të shënohet edhe nesër në Shkup, me dhurimin e gjakut dhe donacione në ushqime ndërsa përmes telegrameve të përkujtimit personalitet politike dhe shtetërore kanë shprehur keqardhjen lidhur me viktimat e sulmeve terroriste duke shprehur bindjen se ato do të mbeten të paharruara përgjithmonë si simbol i lirisë e demokracisë në botë.

Publikuar: 11.09.2011 | 16:04
Lexuar: 381 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime