E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, dritë jeshile morën disa nga propozimet e BDI-së. Konkretisht, bëhej fjalë për emra që edhe më herët patën qarkulluar në opinion.
Hoxha: Eshaloni i tretė nė mbyllje e sipėr





Një muaj e gjysmë pas formimit të qeverisë partnerët e Koalicionit po kompletojnë edhe eshalonin e tretë, konkretisht krerët e Drejtorive që u takojnë partive të mazhorancës. Zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha hedh poshtë zërat për zvarritje të procesit të emërimit të drejtorëve kuadër të BDI-së, si rezultat i mospranimit të disa emrave nga ana e kryeministrit Gruevski.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë pengesë apo zvarritje, bëhet fjalë për një procedurë teknike e cila vijon pas zgjedhjes së qeverisë së RM-së dhe në bazë të marrëveshjes të partnerëve të koalicionit qeveritarë ka rrjedhur edhe procedura për emërimin në ato poste të cilat i kanë takuar subjektit në fjalë. Bëhet fjalë për një procedurë e cila ka kaluar, paraprakisht janë emëruar edhe nga komisioni kuadrovik dhe më pas kanë kaluar edhe në qeverinë e RM-së”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, dritë jeshile morën disa nga propozimet e BDI-së. Konkretisht, bëhej fjalë për emra që edhe më herët patën qarkulluar në opinion.

“Një pjesë e drejtorëve, pjesë e eshalonit të tretë ka kaluar mbrëmë në seancën e qeverisë së RM-së. Do të kisha theksuar disa nga drejtorët të cilët mbrëmë janë zgjedhur; Drejtor në Agjencinë për investime të huaja është zgjedhur zoti Visar Fida, ndërsa në drejtorin për rezerva të naftës Ulsi Beqiri, Qendrën për menaxhim me kriza do ta drejtoj zoti Zulfi Adili gjatë katër viteve të ardhshme, ndërsa Zemri Qamili është emëruar për drejtor në agjencionin për menaxhimin e pronave të konfiskuara.

ZV/ drejtor në doganat e RM është emëruar Driton Fejza”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Sipas zëdhënësit Hoxha ka edhe disa drejtori të cilat i takojnë BDI-së por emërimi i tyre bëhet nga ana e Këshillave Drejtues. Në këtë rast, shprehet Hoxha, Qeveria vetëm mund t’u rekomandojë drejtorive përkatëse apo këshillave drejtues për emërimin e drejtorëve përkatës.

Mes të tjerash, bëhet fjalë për Postat e Maqedonisë, ku qeveria rekomandon për drejtor Rafiz Halitin, më pas drejtor i hekurudhave të Maqedonisë Irfan Hasani, drejtor i qendrës për mësimin e të rriturve Lindita Qazimi, Nazim Bushi drejtor i aerodromeve të Maqedonisë.

Bedri Rexhallari

Publikuar: 14.09.2011 | 18:48
Lexuar: 584 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime