E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

27-vjeçarja Eglantina Nezha, sapo ka parë bashkëshortin, e ka hedhur foshnjën nga dritarja duke i thënë se nuk ishte i tyre. Menjëherë sapo e ka hedhur foshnjën, 27-vjeçarja është hedhur edhe vetë.
Nėna hedh foshnjėn nga dritarja e maternitetit





Një nënë 27-vjeçare nga Vlora, ka hedhur djalin e saj të porsalindur nga kati i trete i maternitetit të qytetit, ku qëndronte e shtruar që nga data 11 shtator, ora 20:30. Pasi ka bërë lindjen natyrale në datë 12 shtator ora 06.00 pa probleme edhe gjatë lindjes, mëngjesin e së martës, rreth orës 03.00, gruaja i ka kërkuar takim bashkëshortit të saj, jo brenda në dhomë, por nga ballkoni i dhomës ku gjendej e shtruar.

27-vjeçarja Eglantina Nezha, sapo ka parë bashkëshortin, e ka hedhur foshnjën nga dritarja duke i thënë se nuk ishte i tyre. Menjëherë sapo e ka hedhur foshnjën, 27-vjeçarja është hedhur edhe vetë.

Eglantina Nezha, sipas bashkëshortit, kishte rreth 1 muaj që shfaqte probleme psikike. Ndërkohë që sipas shefit të repartit të Maternitetit, Remzi Haxhiu, pas kalimit të kësaj faze akute për psikikën e pacientes, ajo do t’i nënshtrohet kurave neuro-psikiatrike. Trupi i foshnjës është çuar në morgun e spitalit, ndërsa Eggantina Nezha ndodhet në ambientet e spitalit rajonal të Vlorës.

Publikuar: 14.09.2011 | 19:09
Lexuar: 452 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime