Cristiano Ronaldo kalon serish kohe me Paris Hilton, 24 ore pas nje nate te cmendur qe u perfol ne te gjithe mediat boterore. Takimi i tyre i pare qe nisi ne nje club te Hollywood, perfundoi ne shtepine e motres se Paris, Nicky, ku Ronaldo qendroi deri ne oren 5 te mengjesit.
Cristiano Ronaldo kalon serish kohe me Paris Hilton, 24 ore pas nje nate te cmendur qe u perfol ne te gjithe mediat boterore.
Trashegimtarja e hoteleve, 28-vjecarja Paris, organizoi nje feste private ne shtepine e saj ne Beverly Hills.
Sipas burimeve Ronaldo, 24 vjec ishte mes te ftuarve.
Takimi i tyre i pare qe nisi ne nje club te Hollywood, perfundoi ne shtepine e motres se Paris, Nicky, ku Ronaldo qendroi deri ne oren 5 te mengjesit.
Talenti portugez, i cili është dhe lojtari më i shtrenjtë që është blerë në historinë e futbollit me 94 milionë euro, ka preferuar të qëndrojë larg Evropës në prag të përcaktimit të detajeve në kontratën e tij të re me Realin e Madridit.
Ronaldo është kapur nga kamerat, duke lënë hotelin në Beverly Hills dhe më pas është fokusuar nga aparatet fotografike nën shoqërinë e Paris Hilton. Të dy kanë kaluar shumë orë në një nga lokalet që frekuentohet vetëm nga njerëzit e Hollivudit, duke shpenzuar 20 mijë dollarë.
Por shampanja dhe veshja provokuese e Paris Hilton e kanë bërë Ronaldon të lëshojë veten duke u kapur nga aparatet e paparacëve që kanë dokumentuar mbrëmjen e parë galaktike të blerjes rekord të Realit të Madridit.