E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Miftar Abdiu karrierën e tij arsimore e filloi në shkollën fillore të fshatit Pallaticë, kurse gjatë gjithë jetës më pas ka punuar në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Tetovë, ku u dëshmua si pedagog dhe gjuhëtar i vyeshëm në edukimin e shumë gjeneratave për 42 vite me radhë.
Ndėrroi jetė Miftar Abdiu pishtari i arsimit nė Tetovė









Në moshën 64 vjeçare të martën mbrëma pas një sëmundje të papritur u nda nga jeta profesor Miftar Abdiu, autor i shumë teksteve shkollore, albanolog, lektor dhe pedagog shumëvjeçar. Abdiu lindi në fshatin Bogovinë, në vitin 1947.

Shkollën fillore e kreu në Shkollën fillore “Liria” në Tetovë, shkollën e mesme në Gjimnazin e Tetovës në paralelet pedagogjike në vitin 1966 e kreu gjimnazin, ndërsa shkollën e lartë pedagogjike dhe fakultetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe e kreu në Shkup.

Miftar Abdiu karrierën e tij arsimore e filloi në shkollën fillore të fshatit Pallaticë, kurse gjatë gjithë jetës më pas ka punuar në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Tetovë, ku u dëshmua si pedagog dhe gjuhëtar i vyeshëm në edukimin e shumë gjeneratave për 42 vite me radhë.

Gjatë kësaj kohe, ka qenë i angazhuar dukshëm në përgatitjen e grupeve të ndryshme që vepronin në këtë shkollë në lëminë e gjuhësisë për çka është shpërblyer dhe dekoruar disa herë. Gjatë gjithë jetës së tij është marrë me lekturë dhe përpilim të teksteve shkollore në lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Një kontribut të veçantë ka dhënë në themelimin e shoqatës së arsimtarëve të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Tetovë dhe Maqedoni duke marrë pjesë aktive dhe konstruktive në përpilimin e programit, e cila shoqatë me dekret të Ministrisë së Kulturës dhe vendim të organeve për punë të brendshme në Tetovë, u ndalua.

Në Mars të vitit 2008, në shënimin e ditës së Komunës së Tetovës, Miftar Abdiu, dekorohet me çmimin për kontributin e veçantë në fushën e afirmimit të gjuhës shqipe, letërsisë dhe kulturës si dhe për kontributin shumëvjeçar në procesin edukativo arsimor.

Abdiu krahas aktivitetit të tij në shkollë dhe në jetën kulturore-edukative ai një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe në Televizionin “Koha” që nga themelimi duke u angazhuar si lektor i shumë emisioneve, dokumentareve dhe programeve të ndryshme.

Viteve të fundit është angazhuar edhe në jurinë profesionale të festivalit për fëmijë Bletëzat. Vdekja e papritur atë e gjeti në pension dhe pranë familjes por kur nuk u ndal së vepruari dhe për të vepruar si edukator. Varrimi i Miftar Abdiut u bë pas faljes së Namazit të Iqindisë. Funerali për në varrezat e qytetit u nis nga Eski Xhamia në Tetovës.

Publikuar: 14.09.2011 | 20:24
Lexuar: 769 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime