E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për afatin e tretë të regjistrimit, në USHT ka edhe 2.429 vende të lira, prej të cilave 376, janë të parapara për Projektin 45.
Nė USHT filloi afati i tretė i regjistrimit








Në USHT, sot sdhe nesër do të zhvillohet afati i tretë i regjistrimit në fakultetet dhe programet studimore, në të cilat ende ka vende të lira, thuhet në kumtesën e zyres për informim pranë USHT-së. Njëkohësisht, gjatë këtyre ditëve do të jetë edhe afati i regjistrimit për studentët që dëshirojnë të studiojnë në kuadër të Projektit 45, për meshkujt me moshë mbi 45 vjet dhe për femrat me moshë mbi 35 vjet.

Për afatin e tretë të regjistrimit, në USHT ka edhe 2.429 vende të lira, prej të cilave 376, janë të parapara për Projektin 45.

Për këtë afat të regjistrimit, vende të lira ka pothuajse në të gjitha fakultetet, por kryesisht për studime me korrespondencë dhe me vetëfinancim. Kështu, në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore, vende të lira ka kryesisht në drejtimet: Biologji, Fizikë-Kimi, Kimi, Matematikë dhe Ekologji, ndërsa në drejtimet Informatikë dhe Gjeografi thuajse janë plotësuar të gjitha vendet e parapara për studime me kuotë shtetërore.

Shumë pak vende të lira ka edhe në Fakultetin Filozofik, ku në të gjitha programet studimore, kanë ngelur vetëm 58 vende, prej të cilave vetëm 14 me kuotë shtetërore. Ngjashëm është edhe në Fakultetin e Kulturës Fizike, ku ka edhe 20 vende të lira, por vetëm për studime me korrespondencë dhe me vetëfinancim. Situata është e ngjashme, pothuajse edhe në të gjitha fakultetet tjera që funksionojnë në Tetovë, por edhe në fakultetet dhe programet studimore të disperzuara në qytetet tjera.

Në afatin e tretë të regjistrimit, numër të konsiderueshëm të vendeve të lira ka për Projektin 45, që parasheh regjistrimin në fakultetet, të meshkujve më të moshuar se 45 vjeç dhe femrave mbi 35 vjeçare. Për këtë lloj të studimeve vende të lira ka në të gjitha drejtimet e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetin Filologjik, Fakultetin Ekonomik, si dhe në Programet studimore në studimet e disperzuara në Shkup dhe Kërçovë.

Aplikimi për regjistrim bëhet më 13 dhe 14 shtator, ndërsa shpallja e listës preliminare do të bëhet më 19 shtator, ndërkohë që shpallja e vendimit për pranimin e kandidatëve do të bëhet më 21 shtator. Regjistrimi i studentëve të rinj, të regjistruar në afatin e tretë, do të bëhet prej 21 deri më 23 shtator.

Publikuar: 14.09.2011 | 20:35
Lexuar: 569 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime