Në këtë solemnitet do të marrë pjesë edhe zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Safet Neziri.
Viti i ri akademik 2011/2012, në USHT, do të fillojë më 15.09.2011 (e enjte).
Ju ftojmë që gjatë ditës së sotme, shtëpia juaj mediatike të mbulojë fillimin e vitit të ri akademik në USHT.
Në këtë solemnitet do të marrë pjesë edhe zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Safet Neziri.
Pritja solemne e studentëve, do të bëhet sipas këtij orari:
Tetovë, ora 11.00, Amfiteatri i Rektoratit të USHT-së.
Shkup, ora 11.00:Ndërtesa e USHT-së, (Sheshi Skënderbeu)
Kumanovë, ora 11.00:Ndërtesa e Fakultetit të Administratës Publike dhe Administratës së Biznesit.
Kërçovë, ora 11.00: Objektet e USHT-së, Kërçovë.
Strugë, ora 11.00,Objekti i Lules së Majit (Majski cvet).
Dibër, ora 11.00Objekti i USHT-së, ish kazerma.
Gostivar, ora 11.00, Fakulteti i Teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit
Shpresojmë se me prezencën tuaj, do të begatoni, këtë ditë të shënuar për studentët tanë të rinj.
Zyra për Informim USHT