Në reagimin e kësaj dege thuhet që vendimet e rëndësishme, politike dhe sistemimi të merren nga organet partiake të bazuar në Statutin e partisë dhe jo nga disa individë dhe në mënyrë jo transparente siç po ndodh aktualisht në AKR.
Ish-presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, së shpejti pritet të kthehet në krye të AKR-së. Këtë gjë e ka bërë të ditur anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Myzejene Selmani, pas shqetësimeve të degës së II të AKR-së në Prishtinë, e cila ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe organizative në këtë parti.
Në reagimin e kësaj dege thuhet që vendimet e rëndësishme, politike dhe sistemimi të merren nga organet partiake të bazuar në Statutin e partisë dhe jo nga disa individë dhe në mënyrë jo transparente siç po ndodh aktualisht në AKR.
Nga ana tjetër Selmani ka thënë se është e drejtë e secilës degë ta shprehë mendimin e saj, mirëpo siç ka thënë ajo, nuk qëndron fakti se ka mosrespektim dhe mosfunksionim të organeve të partisë. Ajo ka thënë se strukturat e organeve të partisë vendosin për çdo pozicion politik dhe dega është dashur ti drejtohet kryetarit të degës.
Në demokraci secili ka të drejtë të flasë, mirëpo vendimet merren nga organet e partisë, ka thënë ajo.
Mosmbledhja e organeve të partisë apo Këshillit Drejtues të partisë, sipas Selmanit, është e drejtë ekskluzive e u.d. të kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli, i cili, sipas saj, duhet të japë sinjalin e gjelbër që të mblidhet kryesia e AKR-së.
Pasi të mblidhet kryesia kjo merr vendim për tu mbledhur Këshilli Drejtues, pasi që sipas statutit të partisë ky këshill vendos që të mbahet kuvendi apo të kthehet z. Behxhet Pacolli në krye të partisë, ka thënë ajo.
Shumë shpejt Këshilli Drejtues i AKR-së do të mblidhet dhe do tia japë mundësinë z. Pacolli të jetë në krye të partisë pasi që shumë degë kanë kërkuar që Pacolli të jetë në krye të partisë, ka thënë Selmani.
Ndërkaq, nëpërmjet një shkrese publike, dega e II e AKR-së kërkon nga strukturat më të larta të partisë që të ndërpritet mosrespektimi dhe mosfunksionimi i organeve të partisë.
Kjo degë po ashtu kërkon që vendimet e rëndësishme, politike dhe sistemimi të merren nga organet partiake të bazuar në Statutin e partisë dhe jo nga disa individë dhe në mënyrë jotransparente siç po ndodh tash.
Ndër të tjera kërkohet edhe që të mblidhen sa më shpejt organet partiake, Kryesia dhe Këshilli drejtues i AKR-së, të cilët, sipas Degës II në Prishtinë, nuk janë mbledhur që më shumë se 6 muaj.
Ata po ashtu kërkojnë që të mbahet Kuvendi i AKR-së për zgjedhjen e presidentit (drejtuesit të partisë) bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues dhe Statutin e Partisë.