E diel, 21.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezultatet fillestare nga terreni janë se nuk ka pasur kurrfarë problemi në asnjë shkollë të mesme dhe materiali i provimit veçmë po fillon të mbërrijë në Sektorin për vlerësimin e suksesit të nxënësve", theksoi në konferencë për shtyp drejtoresha e Byrosë për zhvillim të arsimit
Maturantėt dhanė provimin e matematikės dhe tė gjuhėve







Testimi për lëndën e dytë eksterne nga matura shtetërore sipas rezultateve të para është zhvilluar pa probleme të mëdha, njoftoi sot Byroja për zhvillim të arsimit.

"Rezultatet fillestare nga terreni janë se nuk ka pasur kurrfarë problemi në asnjë shkollë të mesme dhe materiali i provimit veçmë po fillon të mbërrijë në Sektorin për vlerësimin e suksesit të nxënësve", theksoi në konferencë për shtyp drejtoresha e Byrosë për zhvillim të arsimit, Vesna Horvatoviq.

Ajo theksoi se organizimi i testimit ka qenë në nivel të mirë dhe se të gjitha shkollat kanë treguar gatishmëri dhe seriozitet në zbatimin e maturës shtetërore.

E pyetur për reagimet e disa nxënësve të cilët nuk kanë qenë të kënaqur nga testet, Horvatoviq tha se testet për të gjitha lëndët bëhen në bazë të programeve të njejta mësimore dhe metodologjisë si dhe vitin e kaluar.

"Nga disa skholla kemi reagime se nxënësit nuk kanë qenë të kënaqur sa i përket testit në matematikë (niveli themelor), megjithatë testet janë bërë në bazë të programeve të njejta mësimore të pandryshuara dhe metodologjikës së njejtë. Në mënyrën më të përgjegjshme pohojmë se në testet nuk ka asgjë që është jashtë asaj që nxënësit e kanë mësuar gjatë shkollimit të tyre katërvjeçar. Sa nxënësit janë përgatitur dhe a kanë qenë të befasuar nga ajo që e kanë pasur në teste do të tregojnë rezultatet preliminare, të cilat do t'i kemi më 13 korrik", tha Horvatoviq.

Maturantët sot prej orës 9 deri në orën 12 e realizuan testimin për lëndën e dytë eksterne të maturës shtetërore. Maturantët me zgjedhjet e tyre e japin provimin për gjuhë të huaj (gjuhë angleze, gjermane, franceze apo ruse) ose matematikë (nivel fillestar apo të avancuar). Të gjitha gjuhët e huaja janë përfaqësuar me numër të vogël të kandidatëve, ndërsa matematika (nivel i avancuar) e dhanë provimin rreth 100 nxënës.

Nxënësit të cilët për arsye shëndetësore nuk kishin mundësi ta japin provimin ose të cilët nuk do ta japin provimin në afatin e parë këtë do të mund ta bëjnë në afatin e dytë të provimeve që do të mbahet më 13 dhe 15 gusht.

Dhënia e provimit të parë ekstern - gjuhë amtare (shqipe, maqedonase apo turke) pardje kaloi pa probleme në të gjitha shkollat e mesme.

Prej rreth 21.000 maturantë, për maturën shtetërore e cila është kusht për regjistrim në fakultet janë paraqitur 17.528. Prej tyre, 12.728 nxënës e japin në gjuhën maqedonase, 4.627 kandidatë në gjuhën shqipe dhe 314 në gjuhën turke.

Maturantët duhet të testohen edhe për dy lëndë interne, të cilët do të zgjedhin varësisht nga fakulteti në të cilin planifikojnë të regjistrohen. Ato, si dhe detyrën projektuese që e kanë dhënë në maj, i vlerësojnë komisionet në shkolla.Vitin e kaluar rreth 15.500 maturantë me sukses e dhanë maturën shtetërore, ndërsa rreth 1.900 maturantë nuk arritën ta japin maturën shtetërore.

Publikuar: 13.06.2009 | 22:20
Lexuar: 2718 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime