Tashmë në vendin e tij quhet ecësi i qiellit, pasi ka rrezikuar jetën duke u ngjitur në majat më të larta për të marrë foto të pabesueshme të botës poshtë lartësisë.
Studenti rus, Marat Dupri, 19 vjeç, bleu një aparat Canon dhe nisi fotografimin e vendeve më të bukura të Moskës. Ai është ngjitur në çatitë e shtëpive e të ndërtesave më të larta, për të kapur me aparatin e tij pamjet më spektakolare nga ajri.
Tashmë në vendin e tij quhet ecësi i qiellit, pasi ka rrezikuar jetën duke u ngjitur në majat më të larta për të marrë foto të pabesueshme të botës poshtë lartësisë.
Fotot e pabesueshme tregojnë adoleshentë që ecin në qiell, në buzë të ndërtesave më të larta, pa asnjë mjet sigurie. Me gjithë se rrezikon shumë, Dupri është shprehur se këto lloj fotosh i japin emocionin më të madh, pasi i duket sikur ecën mbi re.