E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktorja seksi Manuela Arkuri ishte kërkuar me ngulm nga Tarantini. Nga hetimet rezulton se ai i ka kërkuar disa herë që të prostituoj me kryeministrin në këmbim të favoreve.
Hetimi:  Berluskoni “dėshironte” Manuela Arkurin












Në procesin që po zhvillohet në Itali në lidhje me “festat” për nder të kryeministrit Silvio Berluskonit, çështja e Xhanpaulo Tarantinit nxori sot detaje të reja për sa i përket femrave që ishin përfshirë në listën e kërkesave të kryeministrit italian.

Aktorja seksi Manuela Arkuri ishte kërkuar me ngulm nga Tarantini. Nga hetimet rezulton se ai i ka kërkuar disa herë që të prostituoj me kryeministrin në këmbim të favoreve.

Kërkesa ndaj Arkurit është bërë dy herë, një herë nga Tarantini me datë 10 dhjetorë të vitit 2008. Në hetime shkruhet se Tarantini i ka kërkuar Arkurit që të shkojë në shtratin e Berluskonit nëse dëshiron që të fitojë audicionin si prezantuese për Sanremon e atij viti.

Një tjetër kërkesa është bërë ndaj aktores në vitin 2009, ku përsëri në këmbim të favorit seksual me Kryeministrin italian i është ofruar një punë si prezantues në një emision televiziv për vëllanë e saj.

Të dyja kërkesat janë refuzuar nga aktorja, e cila asnjëherë nuk ka bërë publike ofertat që janë bërë ndaj saj.
Manuela Arkurin

Publikuar: 15.09.2011 | 16:40
Lexuar: 1048 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime