E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Do të lindë ndoshta në një kasolle prej balte, ose mbi një shtrat prej kashte. Djali ose vajza që do të mbajë numrin 7 miliardë të qenieve njerëzore mbi Tokë, ka shumë gjasa që do të jetojë në ndonjë fshat të humbur të Afrikës, tashmë i vetmi kontinent që nuk përpiqet të ngadalësojnë rritjen demografike, e ku gratë shpresojnë ende tek e ardhmja, pavarësisht luftërave, varfërisë dhe epidemive. Sipas parashikimeve, brenda muajit tetor do të vijë në jetë edhe foshnja e pagëzuar me emrin “bebja 7”.
2050: Kur njė nė katėr persona nė botė do tė lindė nė Afrikė





“Bebja 7”: kështu do të pagëzohet foshnja që do të mbajë numrin 7 miliardë të qenieve njerëzore mbi Tokë. Do të lindë brenda muajit tetor, në ndonjë fshat të humbur të Afrikës subsahariane. Që prej shekullit XIX e deri më sot popullsia e kontinentit të zi është rritur tetë herë dhe mendohet që në mes të këtij shekulli të bëhet një fuqi globale, të paktën në shifra

Do të lindë ndoshta në një kasolle prej balte, ose mbi një shtrat prej kashte. Djali ose vajza që do të mbajë numrin 7 miliardë të qenieve njerëzore mbi Tokë, ka shumë gjasa që do të jetojë në ndonjë fshat të humbur të Afrikës, tashmë i vetmi kontinent që nuk përpiqet të ngadalësojnë rritjen demografike, e ku gratë shpresojnë ende tek e ardhmja, pavarësisht luftërave, varfërisë dhe epidemive. Sipas parashikimeve, brenda muajit tetor do të vijë në jetë edhe foshnja e pagëzuar me emrin “bebja 7”.

Në fakt, foshnja duhej të vinte në jetë në vitin 2012, por lindjet e shumta e kanë detyruar INED-in, Instituti Kombëtar i Studimeve Demografike Franceze, të ndryshojë të dhënat në raportin e saj të ri. Që prej shekullit XIX e deri më sot popullsia e kontinentit të zi është rritur tetë herë. Aktualisht numërohen 1,05 miliardë banorë. Në mes të këtij shekulli Afrika do të shndërrohet në një fuqi globale, të paktën në shifra: në vitin 2050 një në katër persona do të lindë në këtë kontinent, ndërsa në fund të shekullit do të lindë një në tre fëmijë. Vetë Nigeria do të ketë një popullsi më të lartë se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me sa duket po krijohet një botë e re. Perëndimorët që janë mësuar të mbretërojnë prej shekujsh në pjesën tjetër të planetit, duhet të familjarizohen jo vetëm me faktin e të qenët pakicë, por edhe më të paktë në numër e më të moshuar. Tanimë të rinjtë e Afrikës janë gati për t’u bërë shumica e planetit. Edhe aziatikët madje ndihen të kërcënuar nga vitaliteti i Afrikës. “Në Kinë, numri i lindjeve është ulur më shpejt nga ç’e kishim parashikuar. Ndërsa në Afrikën subsahariane rënia e pritshme nuk është verifikuar kurrë”, tregon Gilles Pison, drejtor i studimit në INED dhe autor i një atlasi të popullsisë së botës të publikuar në Francë.

Kontinenti i Afrikës nuk e ka njohur ende “tranzicionin demografik” me të cilin u përball Perëndimi gjatë dy shekujve të fundit, që ka filluar në Azi para dyzet vjetësh: kombinimi perfekt mes uljes së taksave të lindshmërisë dhe vdekshmërisë. Në këto dy drejtime arritjet janë të pakta. Jetëgjatësia është vetëm 56 vjeç për burrat dhe 59 vjeç për gratë. Vdekshmëria foshnjore është 74 fëmijë në çdo 1000 lindje, kundrejt 6 fëmijëve në Europë dhe Amerikë. 18% e afrikanëve nga mosha 15 deri në 49 vjeç (4,9 milionë persona) është sieropozitiv. Nga ana tjetër, afrikanet vazhdojnë të bëjnë mesatarisht 4 deri në 8 fëmijë, një e dhënë që regjistrohej në Europë në vitin 1950, ndërkohë që sot mesatarja botërore është ulur në 2 fëmijë. Në shtete si Somalia dhe Nigeria, mesatarja e lindjeve rritet duke shkuar deri në 6-7 fëmijë. Pra duke ecur me këtë ritëm në vitin 2050 popullsia e Afrikës do të katërfishohet sërish: 3,6 miliardë banorë në një total botëror të vlerësuar në 10 miliardë. Nigeria, me 433 milionë banorë, do të bëhet vendi i tretë më i populluar në botë, pas Kinës (1,69 miliardë banorë) dhe Indisë (1,3 miliardë banorë), por para Amerikës (423 milionë banorë). Shtetet e tjera në rritje do të jenë Etiopia (174 milionë banorë), Republika Demokratike e Kongos (149 milionë banorë) dhe Tanzania (138 milionë banorë). Gjiganti i botës arabe do të jetë Egjipti, duke kaluar nga 82,6 milionë banorë që ka aktualisht në 123 milionë në vitin 2050.

Në kontinentin e Europës rritja e popullsisë përfundimisht është një fenomen i arkivuar, edhe pse duke pasur parasysh të dhënat e deritanishme numri i lindjeve është rritur disi kohët e fundit. Këtu përfshihen shtetet si Britania e Madhe, Spanja dhe Greqia. Edhe në Gjermani, vendi më i populluar i Europës, numri i lindjeve është ulur dhe mendohet se do të kalohet nga Franca dhe Britania e Madhe. Një e dhënë tjetër që studiuesit presin të ndryshojë është edhe i ashtuquajturi ndryshimi i “piramidës demografike”. Pas Luftës së Dytë Botërore në vendet e zhvilluara përqindja e lindjeve ishte më e lartë se ajo e vdekjeve. Sipas llogaritjeve të INED, në vitin 2019 kurba e fëmijëve nën pesë vjeç do të bjerë më poshtë e ajo e të rriturve. Para vitit 2050 kurba e adoleshentëve do tejkalohet sërish nga ajo e të rriturve. Çdo muaj 870 mijë persona do të mbushin 65 vjeç, duke hyrë kështu në moshën e tretë. Mendohet se do të arrijnë edhe moshën e katërt. Në vitin 2040, përqindja e 65-vjeçarëve do të dyfishohet duke arritur nga 7 në 14%. E dhëna më e çuditshme është ajo për 80-vjeçarët, numri i cilëve do të rritet ndjeshëm duke arritur në 233% gjatë tridhjetë viteve të ardhshme. Në të njëjtën periudhë përqindja e të rinjve nën moshën 15 vjeç do të arrijë në 6%.

“Pothuajse në të gjithë botën, numri i lindjeve është ulur, ndërkohë që është rritur numri i të moshuarve. Rregullin po e prish vetëm Afrika”, thekson studiuesi. Është një fenomen në rritje pasojat e të cilit janë ende të paparashikuara. “Situata nuk duhet dramatizuar. Kemi ende shumë vende në Tokë dhe nëse do të tregohemi të kujdesshëm do të arrijmë të kemi burime të mjaftueshme për të gjithë”, thekson demografi francez.

Kufiri i 6 miliardë banorëve është kaluar që prej vitit 1999, me foshnjën e pagëzuar me emrin “Bebja e fundshekullit”. Në fakt, u deshën 12 vjet për t’u bërë 7 miliardë, ndërkohë që do të duhen 14 vite të tjera për të arritur në kuotën e 8 miliardëve. Gjithsesi, brenda këtij shekulli, popullsia e Tokës nuk duhet të kalojë 10 miliardë banorë. Nëse kalohet kjo shifër, atëherë mund të fillojë regresi. Mes viteve 1965-1970, popullsia rritej me 2% në vit. Sot kjo përqindje është ulur në 1,33%, ndërkohë që në vitin 2050 rritja demografike botërore do të ndalet në vlerën 0,3%, pikë nga ku mund të kalohet në kufirin negativ. Çdo hipotezë është e mundur. Në vitet ‘80 disa studiues kishin bërë të ditur, madje tepër të alarmuar, se në vitin 2050 numri i banorëve në Tokë do të arrinte në 15 miliardë, edhe pse në fund e pranuan se kishin gabuar. Demografia nuk është një shkencë ekzakte, meshkujt dhe femrat nuk janë makina, arritjet e shkencës nuk janë lehtësisht të matshme.

Gjithsesi, një pjesë e madhe e shkencëtarëve siguron se “Population Bomb”, ‘bomba demografike’ e parathënë në vitet ’60 nga studiuesi Paul Ehrlich, nuk është ende gati të shpërthejë. “Brenda dy shekujve, popullsia është rritur nga një në shtatë miliardë banorë, por numri i personave që vdesin nga uria nuk ka qenë kurrë më parë kaq i ulët”, shpjegon sërish Pison. “Në nivel ekologjik, rritja e popullsisë nuk duhet konsideruar si kërcënimi i vetëm. Rreziku i vërtetë, shfrytëzimi gjithnjë e më intensiv i burimeve tona. Në Tokë mund të jetohet pak më ngushtë me nëntë apo dhjetë miliardë banorë, por ‘banorët e rinj’ duhet të heqin dorë nga stili i jetesës që bëjnë amerikanët dhe europianët”, përfundon studiuesi.

Publikuar: 15.09.2011 | 21:01
Lexuar: 568 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime