Ka një formë trupore të jashtëzakonshme, dy divorce mbi shpinë, dy fëmijë dhe një Oskar. Tregon se është lumtur me jetën që bën. Është shumë e prerë kur mendon se gratë duhet të lirohen nga skllavëria dhe bukuria e moshës që kalon.
Kate Winslet, mbretëresha e vërtetë e Festivalit të 68 të Filmit në Venecia, është një grua e bukur, serioze dhe e kujdesshme. Teksa dëgjonte pyetjet e intervistës, të shihte në sy. Në Venecia u prezantua me tre filma: Carnage i Roman Polanskit, Contagion i Steven Soderbergh dhe seriali Mildred Pierce. Protagonistja e re dhe pak e mbushur e Titanic është zhdukur: në atë kohë ishte 22 vjeçe, sot është 35. Ka një formë trupore të jashtëzakonshme, dy divorce mbi shpinë (nga Jim Threapleton dhe nga regjisori Sam Mendes), dy fëmijë (Mia, 10 vjeç dhe Joe, 7).
Është shumë e prerë kur mendon se gratë duhet të lirohen nga skllavëria dhe bukuria e moshës që kalon. Madje është aq e fiksuar sa ka themeluar një shoqatë antibotoks dhe kundër kirurgjisë plastike me kolege të tjera të famshme, mes të cilave Emma Thompson dhe Rachel Weisz. Teksa e takon në prezantimin e filmit Carnage, Kate, një grua shumë e vendosur, rrëfen detaje shumë interesante. E kemi xhiruar filmin për gjashtë javë, gjithmonë në të njëjtën shtëpi: në fund na u duk sikur ishim një familje e madhe, tregon aktorja që ka fituar Oskar për The Reader dhe dy Golden Globe (Revolutionary Road dhe The Reader). Carnage flet për dy çifte prindërish, Kate Winslet e Christoph Waltz dhe Jodie Foster e John C. Reilly, që takohen për të biseduar për një aksident të ndodhur në parkun e lojërave mes fëmijëve: djali 11-vjeçar i çiftit Winslet-Waltz ka goditur djalin e dy të tjerëve, duke i thyer dy dhëmbë. Gjithçka fillon për sqarimin mes tyre, por përfundon me moton çiftet e reja nuk e dinë që fëmijët do të shkatërrojnë përgjithmonë jetën e tyre.
Po ju Kate, ju ka ndodhur ndonjëherë të keni probleme të tilla me fëmijët?
Fatmirësisht jo, nuk më ka ndodhur ende që të zihen dhe ti gjuajë shokët me shkop, ashtu siç ndodh në film. Shpresoj që të vazhdojnë të jenë të rregullt. Ata janë fëmijë si gjithë të tjerët dhe ne aktorët e famshëm jemi prindër po si gjithë të tjerët. Pastaj në shkollë ndonjë zënkë e vogël edhe mund të ndodhë, por gjithmonë brenda limiteve.
Si ishte të interpretoje për Roman Polanskin?
Roman i ka idetë e qarta dhe është i saktë në gjithçka që ai bën. Por i la mundësinë të katër aktorëve që të sugjeronin ndonjë ndryshim, të kontribuonin për një interpretim perfekt në kuptimin plotë të fjalës.
Në film ju jeni Nancy, konsulente financiare, e martuar me një avokat që jeton gjithë kohës me celular në dorë. Ndërsa Jodie Foster është një shtëpiake, me pretendimin se është shkrimtare, e pasionuar pas çështjeve të mëdha të njerëzimit dhe e fiksuar për Afrikën? Do të doje ta ndryshoje rolin me të?
Nuk e kisha menduar, janë të dy personazhe fantastike. E vështirë të zgjedhësh. Më mirë që e bëri Polanski për ne. Çdo rol fshihte qindra detaje të tjera shumë tërheqës.
Si kanë qenë xhirimet?
Shumë herë më argëtuese se ajo që ju shihni në ekran. Roman kishte organizuar gjithçka në perfeksion. E ndjeva veten kaq mirë teksa luaja atë film.
Të dyja çiftet në film vijnë nga martesa jo shumë të lumtura. Ju çmund të na thoni?
Për martesën nuk kam asnjë koment.
Ju jeni shprehur kundër skenave të seksit në filma?
Po jam krejtësisht kundër. Kur ke familje e kupton më shumë rëndësinë e të qenët i moralshëm. Duhet të jesh e kujdesshme në gjithçka që bën.
Ju e keni thënë gjithmonë që jeni kundër kirurgjisë estetike?
Nuk do ti drejtohem kurrë kirurgjisë estetike. Është kundër moralit, kundër edukimit tim. Jam aktore, nuk dua ta ngrij shprehjen në fytyrën time. Mosha kalon dhe ne faturohemi, a nuk është kjo një dhuratë që jeta na e jep vetëm ne njerëzve?
Jeni e lumtur?
Kam dy fëmijë të mrekullueshëm, dhe një punë që e adhuroj. Ku ka më mirë se kaq... Ndihem e plotësuar në gjithçka që bëj. E dua jetën, jam e lumtur dhe çdo ditë e ndiej me keqardhje se si ikën.