E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Leja A e integruar ekologjike është konfirmim për proces të sigurtë prodhues në pajtim me mjedisin jetësor. Me të përmes qasjes integrale përfshihen dhe rregullohen ndikimet e mjedisit jetësor të cilat janë rezultat i aktivitetit industrial, ndërsa opinioni ka mbikëqyrje në procesin e përgjithshëm të dhënies dhe ndjekjes së lejes.
Ministri Ademi mori pjesė nė Ditėn e hapur nė Ēimentoren Usje me rastin e marrjes sė Lejes A tė integruar ekologjike








Me Ditë të hapur për qytetarët me moton "Përgjegjësi-partneritet-zhvillim" Çimentorja Usje SHA e shënoi marrjen e Lejes A të integruar ekologjike nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror.

Leja A e integruar ekologjike është konfirmim për proces të sigurtë prodhues në pajtim me mjedisin jetësor. Me të përmes qasjes integrale përfshihen dhe rregullohen ndikimet e mjedisit jetësor të cilat janë rezultat i aktivitetit industrial, ndërsa opinioni ka mbikëqyrje në procesin e përgjithshëm të dhënies dhe ndjekjes së lejes.

"Marrja e Lejes ekologjike të integruar është proces i gjatë dhe do të thotë përmbushje e të gjitha kushteve për siguri në punë dhe siguri të mjedisit jetësor. Çimentorja filloi me aplikim në vitin 2009, ndërsa lejen e mori në vitin 2011. Kjo do të thotë se nevojiteshin dy vite punë dhe dialog me Ministrinë, me bashkësinë dhe vetqeverisjen lokale dhe realizimin e punëve të parapara me procedurat", tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror Abdilaqim Ademi, i cili mori pjesë në Ditën e hapur.

Bashkëpunimi me Çimentoren Usje e vlerësoi si shembull që duhet ta ndjekin edhe kompanitë e tjera të mëdha në Maqedoni për marrje të Lejes A të integruar.
Ministri Ademi mori pjesë në Ditën e hapur në Çimentoren Usje me rastin e marrjes së Lejes A të integruar ekologjike

"Në qoftë se zbatohen procedurat mund të ndjehemi të sigurtë për të jetuar afër fabrikës në të cilën punojnë furra të larta, e nuk ndotin. Shembull për këtë është Çimentorja Usje, ndërsa shpresoj se këtë do ta ndjekin edhe kompanitë e tjera", tha Ademi.

Kompania, theksoi, i përmbushi të gjitha kushtet e fazës së parë, ndërsa deri në vitin 2014 ka edhe kushte të tjera për përmbushje.

Lidhur me vërejtjet e qytetarëve se gjatë fundjavës nga Çimentorja ndjehet aromë e rëndë e gomës së djegur, ministri Ademi tha se me përgjegjësi mund të konfirmojë se Usje nuk përdor goma në procesin e vet teknologjik.

"Si Ministri çdoherë e ndjekim përmbushjen e të gjitha kushteve të cilat janë dhënë në Lejen A të integruar ekologjike. Në qoftë se qytetarët kanë vërejtje dhe ankesa deri te Inspektorati ose deri te Ministria çdoherë jemi në dispozicion për çfarëdo lloj kontrolli", tha Ademi.

I pyetur nëse ka edhe kërkues të tjerë të Lejes A të integruar ekologjike, ministri tha se ato janë OKTA, Makstil dhe disa kapacitete tjera me të cilat zhvillohet procedura e njejtë - dialog me MMJPH-së, por edhe debate publike në të cilat është e përfshirë popullata vendore, pushteti lokal dhe organizatat joqeveritare.

Drejtori ekzekutiv i Çimentores Usje, Boris Hrisafov theksoi se veçmë i kanë realizuar 80 për qind nga obligimet të cilat në pajtim me ligjin duhet të realizohen deri në vitin 2014 dhe shtoi se deri në korrik të vitit të ardhshëm do t'i realizojnë të gjitha obligimet nga Leja A e integruar.
Ministri Ademi mori pjesë në Ditën e hapur në Çimentoren Usje me rastin e marrjes së Lejes A të integruar ekologjike

"Marrja e Lejes A të integruar ekologjike për harmonizim me planin operativ është realitet i angazhimit të vazhdueshëm për përkryerje dhe modernizim të prodhimtarisë, si dhe implementim të standardeve të ashpra ekologjike që janë kompatibile me ato të Bashkimit Evropian. Nga viti 1998 pas hyrjes së grupacionit Titan në Çimentoren Usje janë investuar 62 milionë euro prej të cilave 42 milionë drejtpërdrejt në avancimin e prodhimtarisë dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor", tha Hrisafov dhe shtoi se me marrjen e lejes prodhimet e tyre marrin vlerë plotësuese.

Kryetari i komunës së Kisella Vodës Marjan Gjorçev theksoi se komuna dhe Çimentorja USJE kanë ndërtuar një marrëdhënie të shkëlqyeshme partnere.

"Me Çimentoren biseduam në drejtim konstruktiv për të gjitha çështjet të cilat e preokupojnë opinionin dhe edhe më tej shndërrohen në projekte të realizuara. Isha kryetar komune edhe në vitin 1998 dhe mund të shoh se është bërë shumë prej atëherë e deri tani në mbrojtjen e mjedisit jetësor", tha Gjorçev.

Publikuar: 15.09.2011 | 21:35
Lexuar: 665 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime